Femrat kanë të drejta!

Qëllimi i projektit është të përmirësojë mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të femrave në vendin tonë, nëpërmjet disa intervenimeve.  Projekti i përforcon kapacitetet e organizatave civile dhe joqeveritare në vendn tonë për shfrytëzimin e Protokollit Fakultativ të CEDAW për paraqitjen e parashtresave, kryen përfaqësimin e të drejtave të femrave në rast të dhunës mbi baza gjinore dhe diskriminimit, e rrit vetëdijen publike të femrave dhe mekanizmat e mbrojtjes të cilat  mundëson Protokolli Fakultativ i CEDAW.  Projekti, gjithashtu trajnon përfaqësues të institucioneve për zbatimin e standardeve të Konventës së Stambollit.  Si aktivitet komplementar, projekti siguron edhe ndihmë juridike falas për femrat dhe vajzat viktima të dhunës mbi baza gjinore në Shkup dhe në qytete të tjera, ndërkaq edhe përfaqësimin në gjykata në identifikimin e rasteve strategjike.

Донатор: UnWomen (nëpërmjet programit të financuar nga BE-ja)
Временска рамка: 01.01.2018 – 01.11.2019