Drejt mjedisit të sigurt, stimulues dhe rehabilitues për fëmijët ne konflikt me ligjin në shtëpitë edukuese – korrigjuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni (2017 – 2021)

Projekti është i implementuar nga Komiteti i Helsinkit Holandez në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë, Komitetin e Helsinkit të Shqipërisë dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave nga Tortura.

Komiteti i Helsinkit është partner në implementimin e projektit rajonal me qëllim të kontribuojë në reformimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, nëpërmjet përmirësimit të mundësive për fëmijët në konflikt me ligjin të cilët vuajnë masë në shtëpitë edukuese – korrigjuese për ri integrimin e tyre të suksesshëm në shoqëri.  Në kuadër të projektit, aktivitetet parashikojnë njoftim me metodat zyrtare të punës për personelin në institucionet dhe integrimin e këtyre metodave në politikat zyrtare dhe programet mësimore në institucionet arsimore, ndërkaq njëkohësisht, përforcimin e kapaciteteve të personelit dhe menaxhmentit  të burgjeve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë në të tre vendet.

Донатор: Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës
Временска рамка: мај 2018 - мај 2022