Jurisprudencë
Komiteti në vazhdimësi i mbikëqyr proceset gjyqësore të materies civile, penale dhe administrative, në veçanti ato të cilat për shkak të specifikës së tyre ose prapavijës politike kanë efekt të veçantë si mbi respektimin e të drejtave të njeriut të personave të caktuar, ashtu edhe mbi ngjarjet shoqërore në kuptimin më të gjerë. Komiteti angazhohet për reforma në sistemin e jurisprudencës, nëpërmjet përfshirjes aktive në të gjitha proceset reformuese dhe iniciativa për ndryshime në kornizën juridike dhe institucionale të jurisprudencës, gjatë kësaj çdo herë duke u mbështetur mbi parimet e sundimit të së drejtës, qasjes drejt drejtësisë dhe barazisë.
Lufta kundër korrupsionit
Komiteti është i përkushtuar në monitorimin e proceseve gjyqësore për lëndët të cilat involvojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe ofrimin e ndihmës juridike përkatëse për personat – viktima të veprimeve korruptive. Njëkohësisht, nëpërmjet lobimit në drejtim të përgjegjësisë dhe transparencës më të madhe të të gjitha institucioneve, me theks të veçantë në ato juridike, Komiteti përpiqet t’i vihet fund mos ndëshkimit dhe të mundësohet përgjegjësi penale për të gjithë ata persona të cilët nëpërmjet veprimeve korruptive ndikojnë mbi cenimin e lirive dhe të drejtave individuale dhe mbi rrënimin e plotë të sistemit të sundimit të së drejtës në shtet. Komiteti krijoi platformë të veçantë ku qytetarët në mënyrë të sigurt mund të paraqesin korrupsionin dhe të fitojnë ndihmë përkatëse për lëndë me element korrupsioni: prijavikorupcija.mk