The Time is Now

The time is now, është projekt për konsolidimin e përpjekjeve rajonale për avancimin e LGBTI të drejtave dhe barazisë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, implemetuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut – LGBTI Qendra për Mbështetje, ERA – LGBTI asociacioni për të Drejta të Barabarta për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, IGLYO nga Belgjika dhe më shumë LGBTI organizata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi.  Projekti filloi në janar të vitit 2018 dhe do të mplementohet në afat prej tre vjet.  Ai është paramenduar si një hap përpara drejt konsolidimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal, rrjetëzimit dhe partneritetit ndërmjet LGBTI organizatave, por edhe me partnerë të rëndësishëm siç janë qeveritë, institucionet për të drejtat e njeriut, institucione ndërkombëtare dhe organizata dhe komunitetin më të gjerë të miqve dhe mbështetësve të LGBTI nejrëzve në nivel global.  Qëllimi i projektit është të përfaqësojë dhe të përmirësojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat themelore të LGBTI njerëzve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nëpërmjet promovimit, mbështetjes dhe ndërtimit të lëvizjes më dinamike dhe me ndikim më të madh, e cila ka rol aktiv në formësimin e debatit publik për demokracinë, të drejtat e njeriut inkluzionin socio – ekonomik dhe sundimin e së drejtës dhe ka kapacitete për ndikim mbi politikat dhe mbi proceset e vendimmarrjes.

Донатор: BE
Временска рамка: 2018 - 2010