Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut është një shoqatë e qytetarëve e regjistruar në vitin 1994. Komiteti kryen monitorimin e gjendjes së të drejtave të njeriut, siguron ndihmë juridike, bashkëpunon me organizata tjera dhe me organet shtetërore në kuptimin e rritjes së promovimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Objektivi i Komitetit është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, të garantuara me Kushtetutën e RMV-së, instrumentet ndërkombëtare dhe Dokumentin Përfundimtar të Helsinkit të vitit 1975, dhe ndërtimi i kushteve demokratike brenda të të cilave ato mund të ushtrohen në bazë të sundimit të ligjit. Komiteti niset nga fakti se të gjithë njerëzit duhet patur mundësinë e gëzimit dhe ushtrimit të të drejtave dhe lirive bazë të tyre dhe duhet patur mundësinë e mbrojtjes në rast të shkeljes ose kufizimit të tyre. Kjo gjë paraqet bazën e sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë.

Në përpjekjet që bën për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për harmonizimin e legjislacionit dhe praktikës së brendshme me atë të Bashkimit Evropian, Komiteti i Helsinkit: Organizon vëzghimin sistemik të gjendjeve të të drejtave të njeriut në vend; Siguron ndihmë juridike falas dhe mbron të drejtat individuale, kolektive, si dhe të drejtat e subjekteve tjera juridike në territorin e Republika e Maqedonisë së Veriut edhe përpara organizatave ndërkombëtare; Përpilon raporte mujore, vjetore dhe të posaçme mbi gjendjen e të drejtave të njeriut; Zhvillon analiza dhe dokumente tjera profesioniste lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut; Oganizon konferenca, seminare, forume, si dhe aksione tjera dhe forma ligjore të aktivitetit qytetar; Promovon dhe ndihmon zhvillimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe shoqërisë civile, dhe Kryen punë tjera të interesit publik në pajtim me Ligjin e Shoqatave të Qytetarëve.