Projekte

Projektet aktive

Ndjekja e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë i me zbatimin e projektit “Ndjekja e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal" Projekti është me kohëzgjatje prej 12 muaj  Qëllimi kryesor i këtij projekti është sigurimi i sistemit për ndjekjen e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal  Nëpërmjet realizimit të aktiviteteve do të sigurohen të dhëna primare nga tereni të cilat do të jenë lëndë e përpunimit dhe publikimit të tyre në formë të raporteve tremujore nga monitorimi  Risi në këtë koncept është ajo se përfshirja do të zgjerohet në detektimin dhe regjistrimin e gjuhës së urrejtjes edhe jashtë mediave sociale  Qëllimi është nëpërmjet sistemit të ndjekjes të detektohen edhe media të tjera nëpërmjet të cilave përhapet gjuha e urrejtjes, por njëkohësisht, të përcaktohet edhe burimi  Gjithashtu, më pas fokusi do të vendoset edhe mbi ndjekjen e diskursit ndërmjet grupeve të tifozëve të sportit,... »
Dhurues: FSHHM
Korniza kohore: Dhjetor 2018 - Dhjetor 2019 Buxhet: 33.932 USD

The Time is Now

The time is now, është projekt për konsolidimin e përpjekjeve rajonale për avancimin e LGBTI të drejtave dhe barazisë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, implemetuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut – LGBTI Qendra për Mbështetje, ERA – LGBTI asociacioni për të Drejta të Barabarta për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, IGLYO nga Belgjika dhe më shumë LGBTI organizata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi  Projekti filloi në janar të vitit 2018 dhe do të mplementohet në afat prej tre vjet  Ai është paramenduar si një hap përpara drejt konsolidimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal, rrjetëzimit dhe partneritetit ndërmjet LGBTI organizatave, por edhe me partnerë të rëndësishëm siç janë qeveritë, institucionet për të drejtat e njeriut, institucione ndërkombëtare dhe organizata dhe komunitetin më të gjerë të miqve dhe mbështetësve të LGBTI nejrëzve në nivel... »
Dhurues: BE
Korniza kohore: 2018 - 2010 Buxhet: 1.100.000 EUR

Femrat kanë të drejta!

Qëllimi i projektit është të përmirësojë mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të femrave në vendin tonë, nëpërmjet disa intervenimeve  Projekti i përforcon kapacitetet e organizatave civile dhe joqeveritare në vendn tonë për shfrytëzimin e Protokollit Fakultativ të CEDAW për paraqitjen e parashtresave, kryen përfaqësimin e të drejtave të femrave në rast të dhunës mbi baza gjinore dhe diskriminimit, e rrit vetëdijen publike të femrave dhe mekanizmat e mbrojtjes të cilat  mundëson Protokolli Fakultativ i CEDAW  Projekti, gjithashtu trajnon përfaqësues të institucioneve për zbatimin e standardeve të Konventës së Stambollit  Si aktivitet komplementar, projekti siguron edhe ndihmë juridike falas për femrat dhe vajzat viktima të dhunës mbi baza gjinore në Shkup dhe në qytete të tjera, ndërkaq edhe përfaqësimin në gjykata në identifikimin e rasteve... »
Dhurues: UnWomen (nëpërmjet programit të financuar nga BE-ja)
Korniza kohore: 01.01.2018 – 01.11.2019 Buxhet: 2.770.430 MKD

Drejt mjedisit të sigurt, stimulues dhe rehabilitues për fëmijët ne konflikt me ligjin në shtëpitë edukuese – korrigjuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni (2017 – 2021)

Projekti është i implementuar nga Komiteti i Helsinkit Holandez në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë, Komitetin e Helsinkit të Shqipërisë dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave nga Tortura Komiteti i Helsinkit është partner në implementimin e projektit rajonal me qëllim të kontribuojë në reformimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, nëpërmjet përmirësimit të mundësive për fëmijët në konflikt me ligjin të cilët vuajnë masë në shtëpitë edukuese - korrigjuese për ri integrimin e tyre të suksesshëm në shoqëri  Në kuadër të projektit, aktivitetet parashikojnë njoftim me metodat zyrtare të punës për personelin në institucionet dhe integrimin e këtyre metodave në politikat zyrtare dhe programet mësimore në institucionet arsimore, ndërkaq njëkohësisht, përforcimin e kapaciteteve të personelit dhe menaxhmentit  të burgjeve dhe... »
Dhurues: Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës
Korniza kohore: мај 2018 - мај 2022 Buxhet: 28.575 EUR

Jeta mbrapa grilave!

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut realizon projekti me qëllim të adresohen shkeljet e të drejtave të njeriut të personave të cilët vuajnë dënimin me burg në institucionet ndëshkuese - korrigjuese, të cilat zakonisht janë rezultat i korrupsionit në sistemin e burgjeve në Republikën e Maqedonisë  Në kuadër të projektit, Komiteti i Helsinkit do të kryejë monitorimin e gjendjes dhe kushteve në sistemin burgjeve nëpërmjet vizitave në terren në të gjitha institucionet ndëshkuese - korrigjuese në shtet dhe do të sigurojë ndihmë juridike falas për personat e dënuar dhe do të rrisë vetëdijen tek publiku për korrupsionin në sistemin e burgjeve me qëllim ndryshimin e perceptimit diskriminues tek qytetarët ndaj këtij grupi të... »
Dhurues: Qeveria e SHBA-ve nëpërmjet Ambasadës së SHBA-vë
Korniza kohore: 15.08.2018 - 31.07.2019 Buxhet: 24.000 USD

Avancimi i të drejtave të njeriut

Qëllimi i projektit është të forcojë mekanizmat nacionale për anti diskriminim nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të institucioneve shtetërore relevante dhe organizatave qytetare, zhvillimin e mëtejshëm të kornizës juridike dhe rritjen e vetëdijes publike për këto dukuri  Projekti, gjithashtu, ka për qëllim të adresojë krimin nga urrejtja dhe fjalën e urrejtjes nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit, rritjes së vetëdijes, ndërtimin e vazhdueshëm të kapaciteteve dhe ndjekjen dhe regjistrimin e incidenteve të... »
Dhurues: Misioni i OSBE-së
Korniza kohore: 15.02.2019 – 15.12.2019 Buxhet: 27.500 EUR

Forcimi juridik i punëtoreve të tekstilit për vetë përfaqësim

Projekti ka për qëllim parandalimin dhe reduktimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të punëtoreve të tekstilit nëpërmjet forcimit të tyre juridik dhe dokumentimit në terren të rasteve të shkeljes së të drejtave të punëtoreve  Në mënyrë plotësuese, projekti duhet të inkurajojë vetë përfaqësimin e punëtoreve të tekstilit gjatë procesit të miratimit të politikave të cilat i rregullojnë të drejtat e... »
Dhurues: FSHHM
Buxhet: 40.000 USD

Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoni

Qëllimi i projektit është të zmadhohet produktiviteti i punëtorëve në Maqedoni nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhënie pune  Projekti do të sigurojë dy analiza, të cilat nga njëra anë do të ofrojnë pasqyrë gjithëpërfshirëse të gjendjes aktuale, përfshirë edhe matjen e shkallës së kënaqësisë së qytetarëve nga mekanizmat mbrojtës kundër diskriminimit dhe lëndimit të të drejtave të punëtorëve, ndërsa nga ana tjetër do të japin rekomandime për avancimin e kornizës ligjore në pajtim me standardet ndërkombëtare   Në mënyrë plotësuese, ekipi i projektit do të kryejë monitorimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe vazhdimisht do të informojë publikun për gjendjen e të drejtat e punëtorëve me çka do të kontribuojë në rritjen e vetëdijes së publikut për qasjen drejt shërbimeve për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve  Gjithashtu, projekti do të sigurojë ndihmë për viktimat të cilëve u janë... »
Dhurues: Fondi për Sundim të Mirë të Britanisë së Madhe
Korniza kohore: 1.08.2018 – 31.03.2019 Buxhet: 56.122 GBP

Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedonia e Veriut (II)

Qëllimi i projektit është të zmadhohet produktiviteti i punëtorëve në Maqedoni e Veriut nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhënie pune Projekti do të sigurojë pasqyrë gjithëpërfshirëse të gjendjes aktuale, përfshirë edhe matjen e shkallës së kënaqësisë së qytetarëve nga mekanizmat mbrojtës kundër diskriminimit dhe lëndimit të të drejtave të punëtorëve, ndërsa nga ana tjetër do të japin rekomandime për avancimin e kornizës ligjore në pajtim me standardet ndërkombëtare Në mënyrë plotësuese, ekipi i projektit do të kryejë monitorimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe vazhdimisht do të informojë publikun për gjendjen e të drejtat e punëtorëve me çka do të kontribuojë në rritjen e vetëdijes së publikut për qasjen drejt shërbimeve për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve Gjithashtu, projekti do të sigurojë ndihmë për viktimat të cilëve u janë shkelur të drejtat e punëtorëve në të paktën 120... »
Dhurues: Fondi për Sundim të Mirë të Britanisë së Madhe
Korniza kohore: 15.04.2019 – 31.03.2021 Buxhet: 188.320 GBP

Përforcimi juridik në bashkësi në procesin e deinstitucionalizimit

Projekti e adreson qasjen jo të barabartë deri te shërbimet e fëmijëve me pengesa dhe familjet e tyre Duke marë parasysh se qëllimi i procesit të deinstitucionalizimit është të sigurohet ndihmë dhe mbështetje përmes formave joinstitucionale të mbrojtjes sociale, përmes këtij projekti do të sigurohet ndihma juridike e drejtëpërdrejtë dhe mbështetja e fëmijëve me pengesa dhe familjeve të tyre përmes qendrave ditore, në kuadër të bashkësive lokale në të cilat jetojnë Aktivitetet do të përfshijnë realizimin e trajnimeve për prindërit, kujdestarët, dhe personat tjerë të cilët kujdesen për fëmijët për njohjen e diskriminimit apo shkeljes të të drejtave, si dhe për mekanizmat e mbrojtjes të cilat i kanë në dispozicion, trajnimi i nëpunësve nga departamenti për ndihmë juridike falas me çrast do të mundësohet ndihmë dhe mbrojtje efikase dhe në kohë, si dhe të sigurohet ndihmë juridike falas për rastet e diskriminimit dhe shkeljes... »
Dhurues: Unicef
Korniza kohore: 1 Gusht 2019 – 31 Korrik 2020 Buxhet: 2.063.342 MKD