Kushtet e përdorimit

Ju lutemi që para përdorimit të faqes së internetit me kujdes t’i lexoni Kushtet e përdorimit sepse aksesi ose përdorimi i cilës do pjesë të faqes, përmbajtjeve dhe shërbimeve, ju dakordësoheni me këto kushte dhe jeni të obliguar që t’i respektoni.

Ndryshimi i kushteve të përdorimit

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut e mban të drejtën për t’i ndryshuar apo plotësuar këto kushte.

Çdo ndryshim apo plotësim i kushteve të përdorimit zbatohet në ditën e shpalljes së tyre.

Mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta

Me rastin e përdorimit të portalit keni përgjegjësi individuale për respektimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta lidhur me këto përmbajtje.

Faqja e internetit, përmbajtjet e saj, si dhe zgjidhjet grafike dhe teknike janë të mbrojtura me të drejtat e botuesit dhe të autorit.

Përmbajtjet informative në faqen e internetit, ndër të tjerat, janë pjesë e bazës së të dhënave të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut. Baza e të dhënave është në pronësi të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe është në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta,[1] legjislacionin e vendit dhe atë ndërkombëtar si dhe me standardet e parashikuara të sferës konkrete dhe si e tillë është e mbrojtur si vepër e pavarur autoriale.

Mbrojtja e privatësisë dhe fshehtësisë së të dhënave

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut e respekton privatësinë e vizitorëve të tij. Të dhënat e vizitorëve në faqe nuk janë të disponueshme për palë të treta, përveç në rastet kur me ligj është parashikuar ndryshe.

Shkarkimi i përmbajtjeve

Në rastet e publikimit të tekstit të plotë, thirrjes apo citimit të ndonjë teksti të caktuar, fotografisë, grafikës ose përmbajtjeve të tjera të publikuara në faqen tonë të internetit, Ju njoftojmë se:

  • domosdoshmërisht duhet të theksohet burimi;
  • nëse media juaj është në formë elektronike, duhet që të siguroni link deri te materiali i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut (njëri opsion është që në fund të tekstit të shkarkuar të shkruhet: „Teksti i plotë mund të lexohet këtu “, kurse fjala „këtu“ duhet të jetë me hiperlink dhe të drejtojë në linkun e materialit të publikuar të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut. (prej ku është marrë teksti.)

Linke deri te faqe të tjera të internetit

Disa prej linkeve në faqen e internetit të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, çojnë drejt faqeve të internetit dhe shërbimeve të burimeve të tjera të informacionit dhe informimit. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në asnjë mënyrë nuk është përgjegjës për përmbajtjet e këtyre faqeve të internetit dhe shërbimeve.

Për çfarëdo përdorimi ose riprodhimi të përmbajtjeve të transmetuara në këtë faqe të internetit e të cilat nuk janë në pronësi autoriale të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Ju lutemi t’i kontaktoni organizatat ose individët që janë bartës të drejtave autoriale për ato përmbajtje.

Komente në rrjetet sociale

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut nuk mban asnjë përgjegjësi për komentet dhe përmbajtjet e shpërndara në rrjetet sociale, sepse të njëjtat gjenerohen përmes platformave Facebook, Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale dhe për to vlejnë rregullat dhe kushtet e rrjetit social përkatës.

Mohimi i përgjegjësisë

Përdoruesi e konfirmon dakordësimin se Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut nuk mbikyqyrë dhe as nuk ka obligim të ndërmerr çfarëdo aktiviteti, madje edhe nuk mund të konsiderohet si përgjegjës në raport me këto faktorë:

  • Për faktin se cili përdorues i përdor shërbimet dhe përmbajtjet e portalit;
  • Për mënyrën se si përdoruesit i interpretojnë përmbajtjet dhe shërbimet e portalit;
  • Për aktivitetin e ndërmarrë të përdoruesit ose të cilin do e ndërmerrte nën ndikimin e përmbajtjeve dhe shërbimeve të disponueshme në portal.

Shkelja (mosrespektimi) e kushteve

Për shkeljen e këtyre kushteve, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut do të ndërmerr veprime përkatëse ligjore ndaj autorëve të shkeljes së kushteve.

[1] „Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 115/10, 140/10, 51/11, 147/13, 154/15 dhe 27/16.