Të drejtat e punëtorëve
Shkelja e të drejtave të punëtorëve të grupeve vunerabile e imponon nevojën për aktivitet të zmadhuar të Komitetit në drejtim të ofrimit të ndihmës juridike për mbrojtjen e të drejtës së punës. Në këtë fushë Komiteti kryen mbikëqyrje të politikës për përmirësimin e qasjes drejt punësmit për grupet vunerabile dhe efikasitetin e mekanizmave për mbrojtje kur të drejtat e marrëdhënies së punës janë shkelur ose cenuar. Komiteti i Helsinkit në mënyrë më aktive do të punojë me sindikatat dhe përfaqësuesit e të drejtave të punëtorëve në komunitet për t’i ekspozuar shkeljet e të drejtave të punëtorëve dhe të forcojnë kapacitetin lokal për përfaqësimin e të drejtave të punëtorëve të organizojnë dhe të negociojnë për kushte të drejta dhe dinjitoze për punë dhe për shfrytëzimin e punës, mundin e fëmijëve, punën e detyruar dhe diskriminimin. Komiteti i Helsinkit në veçanti është u përkushtuar për të drejtat e punëtoreve të tekstilit në mbarë vendin tonë, si një nga grupet më vunerabile në shoqërinë tonë.