Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoni

Qëllimi i projektit është të zmadhohet produktiviteti i punëtorëve në Maqedoni nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhënie pune.  Projekti do të sigurojë dy analiza, të cilat nga njëra anë do të ofrojnë pasqyrë gjithëpërfshirëse të gjendjes aktuale, përfshirë edhe matjen e shkallës së kënaqësisë së qytetarëve nga mekanizmat mbrojtës kundër diskriminimit dhe lëndimit të të drejtave të punëtorëve, ndërsa nga ana tjetër do të japin rekomandime për avancimin e kornizës ligjore në pajtim me standardet ndërkombëtare.   Në mënyrë plotësuese, ekipi i projektit do të kryejë monitorimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe vazhdimisht do të informojë publikun për gjendjen e të drejtat e punëtorëve me çka do të kontribuojë në rritjen e vetëdijes së publikut për qasjen drejt shërbimeve për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.  Gjithashtu, projekti do të sigurojë ndihmë për viktimat të cilëve u janë shkelur të drejtat e punëtorëve në të paktën 40 raste me qëllim të përmirësohet qasja drejt të drejtave të punëtorëve.

Донатор: Fondi për Sundim të Mirë të Britanisë së Madhe
Временска рамка: 1.08.2018 – 31.03.2019