Ndihmë juridike falas
Komiteti i Helsinkit është shoqatë e autorizuar për sigurimin e ndihmës juridike, e regjistruar në Regjistrin shtetëror për ofrues të ndihmës juridike falas. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas, mund të paraqiteni në numrin e telefonit pa pagesë 0800 44 222. Nëse pas bisedës Ju nevojitet ndihmë e mëtutjeshme, mund të merrni dhe plotësoni Kërkesën për ndihmë juridike falas (likn për shkarkimin e kërkesës) si dhe në zyrën tonë. Së bashku me kërkesën, parashtroni edhe kopje nga të gjitha dokumentet në lidhje me lëndën Tuaj. Nëse nuk keni mundësi të kopjoni, atë do ta bëjmë në zyrën tonë. Pas dërgesës së kërkesës me postë, postë elektronike ose parashtrimin e kërkesës në zyrën tonë, do T’ju përcaktohet këshilltar jurist i cili do të punojë me lëndën Tuaj. Në varësi të lëndës dhe nëse pajtoheni, Komiteti i Helsinkit mund të sigurojë këshillim, mbështetje dhe përfaqësim në organet shtetërore dhe informimin e publikut gjatë shkeljeve më të rënda të të drejtave.
Formë për Ndihmë juridike falas (online)
Komiteti i Helsinkit siguron ndihmë juridike falas për fushat në vijim:
Mbrojtje nga diskriminimi
E drejta e jetës
Mbrojtja nga mundimi ose maltretimi
Mbrojtja nga privimi i padrejtë nga liria
Të drejta nga mbrojtja sociale
Të drejta të personave me çrregullime fizike, mentale, intelektuale ose shqisore
Barazi ndërmjet meshkujve dhe femrave
Të drejtat e punëtorëve
E drejta e besimit fetar
Liria e fjalës dhe informimit
Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësisë
Liria e bashkimit dhe protestës
Liria e lëvizjes
Të drejtë për mbrojtje shëndetësore
Të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve
E drejta për shkollim
Të drejta të pjesëtarëve të bashkësive
Mbrojtja nga dhuna familjare
E drejta për gjykim të drejtë në afat kohor të arsyeshëm
E drejta për azil Të drejta në lidhje me zgjedhjet
Komiteti i Helsinkit nuk siguron ndihmë juridike falas për këto fusha:
E drejta e pronësisë (përpos nëse nuk janë cenuar nga shteti)
E drejta për punësim dhe punë ( përpos në rastet e diskriminimit dhe mobingut)
Detyrime financiare ( përpos gjatë padrejtësisë evidente ose cenimit të mbrojtjes sociale)
Mbrojtjen e familjes ( përpos gjatë dhunës familjarë dhe shkeljen e të drejtave të fëmijës)
Marrëdhënie kontraktuese ndërmjet persona fizik dhe juridik (përpos kur janë cenuar nga shteti)
Të drejtat e autorit dhe pronësi industriale
Procedura për falimentim
Sigurim pensional dhe invalidor (përpos gjatë shkeljes së të drejtave nga shteti)
Kundërvajtje (përpos gjatë shkeljes së të drejtave nga shteti)
Të drejta dhe obligime të partive politike
Të drejta dhe obligime në shtete të huaja
Të drejta të LGBTI komunitetit