Përforcimi juridik në bashkësi në procesin e deinstitucionalizimit

October 10, 2019

Projekti e adreson qasjen jo të barabartë deri te shërbimet e fëmijëve me pengesa dhe familjet e tyre. Duke marë parasysh se qëllimi i procesit të deinstitucionalizimit është të sigurohet ndihmë dhe mbështetje përmes formave joinstitucionale të mbrojtjes sociale, përmes këtij projekti do të sigurohet ndihma juridike e drejtëpërdrejtë dhe mbështetja e fëmijëve me pengesa dhe familjeve të tyre përmes qendrave ditore, në kuadër të bashkësive lokale në të cilat jetojnë. Aktivitetet do të përfshijnë realizimin e trajnimeve për prindërit, kujdestarët, dhe personat tjerë të cilët kujdesen për fëmijët për njohjen e diskriminimit apo shkeljes të të drejtave, si dhe për mekanizmat e mbrojtjes të cilat i kanë në dispozicion, trajnimi i nëpunësve nga departamenti për ndihmë juridike falas me çrast do të mundësohet ndihmë dhe mbrojtje efikase dhe në kohë, si dhe të sigurohet ndihmë juridike falas për rastet e diskriminimit dhe shkeljes të të drejtave.