Raport vjetor për të dejtat e njeriut në vitin 2003

May 10, 2004

Raporti i Komitetit të Helsinkit pretendon që të ketë një përfshirje të situatës gjithëpërfshirëse me liritë dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë. Analizat dhe vlerësimet e dhëna në raport bazohen në njohuritë me të cilat disponon Komiteti në bazë të rasteve që janë pranuar në Komitet, respektivisht që janë regjistruar nga ana e rrjetit të monitorimit të Komitetit.

Gjendja me të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë në vitin 2003 nuk ka ndryshuar në mënyrë thelbësore në lidhje me periudhën paraprake. Në fusha të caktuara (sidomos të drejtat sociale, shëndetësore dhe të drejtat nga marrëdhëniet e punës) janë të dukshme edhe zhvendosjet retrograde. Shteti jo vetëm që nuk arriti të ndërtojë një sistem të tillë të institucioneve dhe mekanizmave që mundësojnë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por ende paraqitet si shkelës më i madh i këtyre të drejtave.

Karakteristike për vitin 2003 është rrumbullakësimi i partizimit të tërësishëm të strukturës shtetërore, zhvillimi i etnodemokracisë në llogari të demokracisë qytetare dhe erozionit të mëtutjeshëm të së drejtës si garancë themelore të mbrojtjes të njeriut.

Vitin e kaluar nuk është realizuar asnjë nga përpjekjet deklaruese të strukturës të sapozgjedhur në pushtet (përmirësimi i situatës të sigurisë në shtet, përmirësimi i situatës ekonomike, dhe përmirësimi i standardit jetësor të popullsië, demokracisë globale, respektimit të të drejtës dhe zhvillim të shtetit juridik, zhvillim të proceseve integruese në vend të atyre dezintegruese në Republikën e Maqedonisë, dhe nivel të tillë të respektimit të përgjithshëm dhe mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të njeriut që do të afrojë shtetin deri te rrjedhat europiane dhe do të mundësojë anëtarësimin e përshpejtuar në strukturat europiane).