Draft raporti në hije Për zbatimin e Konventës të Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut
Ky raport ishte përgatitur nga përfaqësuesit e Platformës për barazi gjinore, dhe ka përfshirë 9 monitorues nga 8 organizata anëtare (Reaktor, Koalicioni Margini, HERA, Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, Organizata e grave të Shën Nikollës, Tiiiit! Inc., HOPS Dhe Rrjeti Stella të cilët kanë mbledhur të dhënat e nevojshme për këtë raport. Teksti përfundimtar i raportit ishte hartuar nga ekspertja Biljana Kotevska. Raporti ishte përgatitur në kuadër të projektit Ndërtimi i kapaciteteve të OSHC për të prodhuar raportin në hije të GREVIO, të financuar nga UN Women, të cilin Komisioni I Helsinkit për të drejtat e njeriut e ka realizuar në periudhën Gusht 2020 – Shtator 2021. Aktivitetet e projektit gjithashtu kanë përfshirë ndërtimin e kapaciteteve të përfaqësuesve të OSHC me qëllim që të mbështesin koordinimin e monitorimit të zbatimit të KS dhe të përforcojnë kapacitetet e OSHC për të hartuar një raport të përbashkët në hije. Ky raport do të shërbejë si bazë për raportin përfundimtar në hije të cilin Platforma për barazi gjinore do ta përgatis dhe do t’ia dorëzojë Komitetit të GREVIO në vitin 2022, në pajtim me afatin përfundimtar të shtetit.