November 4, 2019

Pasqyrë e shkurtër e Analizës për matjen e shkallës së dobisë nga mekanizmat për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kjo pasqyrë i përmbledh konstatimet më të rëndësishme nga Analiza për matjen e shkallës së dobisë nga mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka për qëllim nxitjen e opinionit të gjerë që të njihet me përmbajtjen e analizës së tërësishme. Analiza e hulumton vendosjen strukturore të ekonomisë së Maqedonisë dhe gjendja me punën në shtetin tonë.

Pasqyra i shqyrton mekanizmat institucionalë për mbrotje në nivel kombëtar dhe e shpreh nivelin e dobisë së qytetarëve nga secili  mekanizëm. Mbi të gjitha, konstatimet janë të plotësuara me të dhëna nga grupet e fokusit në raport me efikasitetin e mbrotjes. Janë të përfshira edhe deklaratat e pjesëmarrësve në grupet e fokusit me punëtoret në sektorin e tekstilit, përfaqësuesit sindikalë dhe institucionet.

Kjo pasqyrë e shkurtër e analizës është përgatitur në kuadër të projektit ,,Rritja e produktivitetit përmes përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut” i financuar nga Fondi për qeverisje të mirë i Britanisë së madhe, me mbështetje nga Ambasada britanike në Shkup. Opinionet dhe qëndrimet e kësaj përmbajtje nuk i reflektojnë gjithmonë opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Dokumentet