Eliminimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor në burgjet dhe institucionet e paraburgimit
Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit „Eliminimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor në burgjet dhe institucionet e paraburgimit”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian”.
Për qëllimet e projektit është firmosur Memorandum bashkëpunimi midis Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj, Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.
Republika e Maqedonisë së Veriut është ende duke luftuar për të krijuar mekanizma efektivë të brendshëm dhe të jashtëm për parandalimin dhe ndjekjen penale të autorëve në të gjitha rastet e torturës dhe trajtimit çnjerëzor në burgjet dhe institucionet e paraburgimit (privimit nga liria). Faktikisht, qëllimi i këtij projekti është që t’i adresojë problemet sistemore në lidhje me ofrimin e mbrojtjes së personave të privuar nga liria nga çfarëdo lloj torture, trajtimi dhe ndëshkimi çnjerëzor, t’i identifikojë sfidat kryesore për krijimin e mekanizmit efikas për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria dhe t’u jep përparësi masave të nevojshme për krijimin e një mekanizmi të tillë.