Qendra për mbështetje LGBTI, me ndihmën e grantit institucional në kuadër të programit Civica Mobilitas, ka përgatitur Analizë të kornizës ligjore në raport me njerëzit LGBTI.
September 8, 2017
Kjo analizë jep përshkrim të shkurtër të problemeve kryesore në legjislacion, shoqëruar me propozime konkrete për tejkalimin e tyre. Analiza është e ndarë në 3 pjesë me qëllim të lokalizimit të qartë të problemeve, pa e nënçmuar atë që është realizuar deri më tani. Pjesa e parë i analizon zgjidhjet e dëshiruara juridike, siç janë miratimi i strategjisë për tejkalimin e homofobisë dhe transfobisë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, Kodi penal dhe Ligji për familje si dhe miratimi i rregullativës ligjore për pranimin e ndryshimit të gjinisë. Në pjesën e dytë, për të pasur njohuri për legjislacionin aktual në raport me njerëzit LGBTI, janë përmendur dispozitat ligjore dhe aktet nënligjore që përmendin dhe rregullojnë të drejta lidhur me orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Konkretisht, janë përfshirë gjashtë ligje, Ligji për mbrojtje, parandalim dhe prevencion nga dhuna në familje, Ligji për për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, Ligji për shëndet publik, Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për familje, Ligji për të drejtat e pacientëve, Ligji për arsimin e lartë si dhe Rregullorja për teknika të reja reklamuese dhe Udhëzimi për vendosjen e produkteve, të miratuara nga Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale. Përfundimisht, në pjesën e tretë janë paraqitur përvojat ndërkombëtare përmes hulumtimeve dhe treguesve dhe janë dhënë rekomandime konkrete se si të tejkalohen problemet aktuale dhe të krijohet atmosferë pranimi. Analiza ka të bëjë me të gjitha organet e ndikuara për mbrojtje të drejtave të qytetarëve dhe trupa të tjera jogjyqësore dhe tema lidhur me punën e tyre. Qëllimi është të informohet opinioni për legjislacionin për të drejtat dhe liritë e njerëzve LGBTI dhe kjo analizë mund të shërbejë si doracak për ligjvënësin në periudhën e rëndësishme reformuese që na pret.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e Qendrës për mbështetje LGBTI (Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i reflekton pikëpamjet e Civica Mobilitas, Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë.