AKSES NË DREJTËSI – ndihmë juridike falas

January 16, 2020

Ndihma juridike falas është ndihmë e aprovuar dhe financuar nga shteti për qytetarët e kategorive të rrezikuara të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk munden vetë t’i zgjidhin problemet juridike me të cilat ballafaqohen.

Ekziston ndihmë juridike parësore dhe dytësore

Të drejtë në ndihmë parësore juridike ka çdo person fizik që ka vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me anë të kësaj ndihme merrni

  • Informacione të përgjithshme juridike
  • Këshilla të përgjithshme juridike
  • Ndihmë në plotësimin e formularëve
  • Ndihmë në kompletimin e kërkesës për ndihmë dytësore juridike
  • Përpilim të parashtresave/kundërshtimeve deri te Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi dhe deri te Avokati i popullit

Ndihma parësore juridike sigurohet nga ana e Ministrisë së drejtësisë, shoqatës së autorizuar ose klinikës juridike

Ndihma dytësore juridike u aprovohet personave që kanë nevojë për ndihmë juridike profesionale nga avokat për çështje konkrete juridike dhe i cili nuk ka mundësi që t’i paguajë shpenzimet e procesit për shkak të gjendjes së tij financiare dhe kërkesa e të cilit është e arsyetuar.

Në rast se aprovohet ndihma dytësore juridike, atëherë:

  • Autorizohet avokati i emëruar për ofrimin e ndihmës dytësore juridike
  • Lirohet përdoruesi i ndihmës nga taksa gjyqësore dhe shpenzimet lidhur me procedurën para gjykatës në përputhje me ligjin
  • Lirohet përdoruesi i ndihmës nga taksat administrative
  • Lirohet përdoruesi i ndihmës nga shpenzimet për ekzaminim gjyqësor

Ndihma dytësore juridike mund të përfitohet në të gjitha proceset gjyqësore civile, proceset administrative dhe kontestet administrative, me përjashtim të çështjeve doganore dhe tatimore, shpifjes dhe fyerjes, kompenzimit për dëmshpërblim jomaterial, shërbimeve publike dhe komunale, çështjeve pronësore juridike, kundërvajtjeve dhe nëse shpenzimet e ofrimit të ndihmës juridike janë joproporcionalisht të larta në krahasim me vlerën e kontestit.

Kërkuesi i ndihmës dytësore juridike duhet t’i plotësojë këto kushte

  • Të ardhurat mujore të kërkuesit i cili jeton i vetëm nuk duhet të tejkalojnë shumën neto të pagës minimale.
  • Të ardhurat mujore të kërkuesit i cili jeton në bashkësi me anëtarët e familjes së tij nuk duhet të tejkalojnë shumën neto të pagës minimale, kurse të ardhurat mujore të çdo anëtari të rradhës të familjes nuk duhet të tejkalojnë shumën prej 20% të pagës minimale.

Kërkuesi, së bashku me anëtarët e familjes së tij duhet të posedojnë vetëm një objekt banimi ose banesë në të cilën jetojnë.

Një ose më tepër parcela kadastrale fizikisht të lidhura me sipërfaqe të përgjithshme prej 300м2 në Shkup,

Një ose më tepër parcela kadastrale fizikisht të lidhura me sipërfaqe të përgjithshme prej 500м2 në komunat jashtë Shkupit.

Një ose më tepër parcela kadastrale fizikisht të lidhura me sipërfaqe të përgjithshme jo më të madhe se 5000м2 në mjediset rurale.

Vetëm një automjet të regjistruar, me vëllim të punës së motorit jo më të madh se 1.200 centimetra në kub.

Nëse gjykata ose organet e tjera të drejtësisë përcaktojnë afate të shkurtra, jo më të gjata se 15 ditë, për të vepruar në çështjen konkrete juridike, kërkuesi është i obliguar që kërkesën ta parashtrojë të njëjtën ditë ose më së voni dy ditë nga dita kur është njoftuar për afatin!

Video

ПРИСТАП ДО ПРАВДА - што содржи новиот Закон за бесплатна правна помош