Raport vjetor për të dejtat e njeriut në vitin 2002

May 10, 2003

Viti 2002 për Republikën e Maqedonisë ishte vit në të cilin shteti duhej t’i sanojë pasojat themelore të konfliktit të vitit 2001; ta implementojë Marrëveshjen kornizë të Ohrit (si garancë për paqë) dhe ta mundësojë realizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Periudha që pason pas konfliktit karakterizohet me përpëlitje të mëdha politike (krijimi i partive të reja politike dhe ndryshimet në relacion të forcave), si dhe me korrupsion më të madh të strukturave politike, partizim të madh të aparatit shtetëror dhe pamundësi të të kontaktuarit me struktura më të larta politike.

Aktivitetet parazgjedhore dhe periudha e ndërrimit të qeverisë i theksojnë të gjitha këto situata. Karakteristika themelore e situatës së përgjithshme politike është rritja e dhunës dhe pasiguria e banorëve (për shkak të veprimit të kufizuar të policisë, prezencës së grupeve të armatosura dhe individëve të armatosur që veprojnë në pjesë të caktuara të shtetit, pastaj, veprimit të pjesëve të pakontrolluara të policisë, mosfunksionimit të organeve juridike, krimeve ende të pazgjidhura dhe manipulimit me marrëdhëniet ndëretnike, keqësimit të standardit, papunësisë, zvogëlimit të mbrojtjes sociale).

Veprimet fillestare të strukturës së re udhëheqëse tregojnë se partizimi i aparatit shtetëror do ta karakterizojë edhe periudhën e ardhëshme. Situata e këtillë politike lejon mosrespekt, lëndim dhe mungesë të mbrojtjes adekuate të të drejtave dhe lirive të njeriut në të gjitha sferat e jetës së përditshme. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut mbeten në nivel të deklaratës dhe parullës politike. Në shumë sfera gjendja merr përmasa alarmante dhe kanoset me eskalim të mëtutjeshëm, gjë që mund të ndodhë nëse shteti nuk nis t’i realizojë obligimet e veta dhe nëse nuk pranon të veprojë në drejtim të përmirsimit të përgjithshëm të gjendjes, që duhet kuptuar si detyrë
primare.

Gjatë vitit 2002 Komiteti i Helsinkit u kushtoi vëmendje të posaçme disa fushëveprimeve që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat gjatë këtij viti u treguan si më të rëndësishme, gjegjësisht, të cilat ishin sfera ku më së tepërmi u lënduan të drejtat e njeriut.