Raport vjetor për të dejtat e njeriut në vitin 2017
May 9, 2018
Vitin e kaluar e shënuan momente kyçe, që e forcojnë shoqërinë jonë, por në të njëjtën kohë ato janë rrezik për demokracinë, sundimi i ligjit dhe përmbushjen e të drejtave të njeriut. Si kurrë më parë, u sulmuan organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë, hetojnë dhe raportojnë abuzimet dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, praktikimin e qeverisjes dhe funksionimin e sistemit juridik. Për fat të mirë kjo për të mbyllur hapësirën për veprim e organizatave civile nuk dhanë rezultatet e dëshiruara për klientët porositës, pavarësisht nga fakti se organizatat civile ishin kritikisht të prirur për qeverinë e mëparshme ishin të nënshtruara në kontrolle financiare nga Zyra e të Ardhurave Publike dhe nga policia financiare me kërkesë të Prokurorisë Publike. Kontrollet kryheshin vazhdimisht deri në Qershor të vitit 2017 dhe akoma jemi duke pritur për rezultatet përfundimtare nga hetimet.
Raporti përmbledh zhvillimet që ndodhin menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në dhjetor të vitit 2016, pas një periudhe të gjatë krize politike, në të cilën të drejtat e njeriut ishin brutalisht të shkelura. Gjithashtu shënon gjatësinë e procesit të ndryshimit që filloi pas zgjedhjeve dhe ndryshimit të Qeverisë. Raporti pasqyron situatën e të drejtave të njeriut në vend, masat e marra për mbrojtjen e tyre, por jep një përmbledhje të mënyrës se si shteti veproi në fushat që janë në fokusin strategjik të Komitetit, si nga aspekti i shërbimit për qytetarët, po edhe nga aspekti i legjislacionit dhe politikave.
Raporti shtjellon fushat në të cilat qytetarët i realizojnë të drejtat e tyre qytetare dhe politike, të drejtat sociale dhe ekonomike, institucionet e mbyllura dhe trajtimet policore, të drejtat e grupeve të cenueshme, personat me aftësi të kufizuara, Romët dhe komuniteti LGBTI. Në raport si pjesë të ndara janë trajtuar dukuritë që në pjesën më të madhe, kryesisht janë shkaqet e shkeljeve të të drejtave të njeriut-diskriminimi, gjuha e urrejtjes dhe veprimet e urrejtjes.
Duke mare parasysh se në periudhën raportuese, në historinë e Maqedonisë së pavarur ka ndodhur ndoshta akti më i vështirë i dhunës gjatë dorëzimit të pushtetit, ndërhyrja e dhunshme në shtëpinë e legjislativit më të lartë, dhe dhuna fizike ndaj deputetëve nga shumica e re më 27 prill, një pjesë e veçantë e raportit përqendrohet në këto ngjarje, për të cilat Komiteti paraqiti një raport të veçantë në Prokurorinë Themelore Publike, ku konstatohen 28 vepra penale.
Pas formimit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, filloj procesi i reformave, që përgjithësisht mund të vlerësohet si gjithëpërfshirës për shkak të përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile, si në përgatitjen e planit 3-6-9 dhe implementimin e propozimeve në dokumentin BLUPRINT, për reforma urgjente demokratike, ashtu edhe në grupet e punës që u formuan në ministritë përkatëse. Në raport ofrohet përmbledhje e procesit të reformave dhe zbatimin e tyre me rekomandime të përshtatshme për tejkalimin e dobësive në sistem.
Përveç shkeljeve të vërtetuara të të drejtave të njeriut, dhe konkluzioneve për politikat dhe praktikat e papërshtatshme në sjelljen e administratës shtetërore dhe autoritetet gjyqësore, Komiteti në raport jep rekomandimet e veta për tejkalimin e situatës në të gjitha fushat, në të cilat arritja dhe respektimi i të drejtave të njeriut mund të avancohen.