Studim rasti “Erazmus” – me fokus të veçantë në shantazhin seksual
January 18, 2024
Fenomeni i shantazhit seksual është i njohur edhe në vendin tonë. Procedura penale “Erasmus” për marrje të ryshfetit dhe shantazhi i vërtetë seksual i kryer nga profesori i Fakultetit Ekonomik në Shkup.
Për rastin “Erasmus” dyshohen gjashtë profesorë, mes të cilëve ish-dekani i Fakultetit Ekonomik, një asistent i Fakultetit dhe pronari i bufesë.
Dokumenti shqyrton informacionin e disponueshëm për rastin në publik, duke pasur parasysh se aktgjykimi nuk është ende i formës së prerë. Pasi të bëhet i plotëfuqishëm, do të përgatitet një studim i detajuar i rastit. Sipas informacioneve nga Prokuroria, grupi prej tetë personash ka vepruar në mënyrë të organizuar dhe është vëzhguar me masa të posaçme hetimore gjatë viteve 2015 dhe 2016. Veprimet korruptive që dyshohet se po ndodhnin në Fakultetin Ekonomik janë komplekse, janë kryer në fshehtësi, dhe për këtë arsye Prokuroria ka zbatuar masat e posaçme hetimore.
Karakteristikë e këtij rasti është se i akuzuari B.SH., përveç parave i ka kërkuar edhe shërbime seksuale një studenteje për t’i shkruar notën kaluese. Pas kryerjes së procedurës gjithëpërfshirëse hetimore dhe pas mbledhjes së provave lidhur me rastin, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në vitin 2016 në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar në rastin “Erasmus”.
Prokuroria i akuzon të pandehurit në bazë të provave që vërtetojnë dyshimin e bazuar se në disa raste në një periudhë më të gjatë kohore, pra gjatë viteve 2015 dhe 2016, si persona të punësuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Sh.Qirili dhe Metodi” – Shkup duke përfituar nga pozita e tyre kanë kryer vepra penale.
Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit “Avancimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave”, zbatuar nga Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare (NDI), me mbështetje financiare nga Suedia përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).
Mendimet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare (NDI) dhe Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).