July 20, 2021

Aleancë solidaritet dhe betejë – sfidimi i statukuosë së sindikalizmit bashkëkohor maqedonas

Ky punim analizon rolin e sindikatave në marrëdhëniet e punës përmes prizmit të subjektivitetit të tyre juridik. Qëllimi është, duke paraqitur dy pikëpamje të ndryshme mbi statusin juridik, për të treguar se si gjetjet e hulumtimit të kryer imponojnë tendencën për të sfiduar statukuonë ekzistuese. Duke pasur parasysh fuqinë asimetrike midis sindikatave të nivelit më të lartë dhe sindikatave “të ulëta” në ligjërimin për subjektivitetin e tyre juridik, punimi tregon se kur të gjitha sindikatat të kenë cilësinë e një personi juridik, atëherë forcohet në thelb organizimi sindikal, në krahasim me statusin aktual juridik. Argumenti tregon se përvetësimi i statusit të një personi juridik me momentin e regjistrimit në regjistrin përkatës, për sindikatat paraqet hapin e parë në rrugën e gjatë drejt forcimit të aleancës, solidaritetit dhe betejës për të realizuar interesat dhe qëllimet e përbashkëta. Duke u nisur nga përgjigjet rreth funksionit themelor të sindikatës dhe statusit juridik të të gjitha sindikatave, ky punim kontribuon në krijimin e politikave publike për të forcuar rolin e sindikatave në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Dokumentet