November 30, 2020

Shqyrtim masave të qeverisë për parandalimin dhe mbrojtjen nga korona virusi dhe ndikimi i tyre në të drejtat e punëtorëve

Asnjëra nga pakot e masave ekonomike, që u sollën me qëllim të menaxhimit të krizës, nuk i pasqyroi plotësisht nevojat e punëtorëve, e as nuk mundësoi mbrojtje efektive të të drejtave të punëtorëve nga keqpërdorimi gjatë zbatimit të tyre. Qëllimi i mbështetjes financiare shtetërore për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga COVID – 19  ishte ruajtja e vendeve të punës së punëtorëve, e jo ai që punëdhënësit të përfitojnë në mënyrë të paligjshme në kurriz të punëtorëve, në gjendje të një krize më të madhe shëndetësore, sociale dhe ekonomike të ditëve të sotme.

Kjo analizë i shqyrton të gjitha masat që i morri Qeveria, që nga fillimi i krizës së shkaktuar nga menaxhimi i pandemisë, e të cilat masa drejtpërsëdrejti  kishin të bëjnë me interesat e punëtorëve. Të dhënat e analizuara pasqyrojnë shkeljen e të drejtave të punëtorëve dhe pabarazitë gjinore, si rezultat i masave dhe zbatimit të tyre, që në mënyrë të pashmangshme imponon nevojën që të bëhen përpjekje për një ndryshim sistemor dhe për një qasje sistemore drejt zgjidhjes së problemeve në këto aspekte të jetës shoqërore edhe pas përfundimit të krizës shëndetësore.

Ky produkt është hartuar në kuadër të projektit “Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor mbi marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Dokumentet