January 3, 2021

Efikasiteti i inspektoratit shtetëror të punës në mbrojtjen e të drejtave të punëtorit

Ky dokument I politikës publike u përgatit brenda projektit “Rritja e produktivitetit duke përmisuar kornizën ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoninë Veriore (II)” dhe I referohet periudhës nga gushti I vitit 2018 deri në shtator të vitit 2020. Projekti ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situates së të drejtave të punës, përfshirë matjen e kënaqësisë së qytetarëve me masat mbrojtëse kundër diskriminimit dhe shkeljeve të të drejtave të punëtorëve. Në një mënyrë, projekti ofron rekomandime për përmirësimin e kornizës ligjore në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përveç kësaj, aktivitetet përfshijnë monitorimin dhe inspektimin të punës dhe informimin e vazhdueshëm në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për qasjen në mekanizmat e mbrojtjes. Një nga aktivitetet kryesore të projektit është monitorimi I punës së Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP).

ISHP është mekanizmi kryesor primar në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Ai mbikëqyr zbatimin e ligjeve dhe regulloreve të tjera për marrëdhëniet e punës, punësimin dhe mbrojtjen në punë. Inspektorati gjithashtu mbikëqyr respektimin e marrëveshjeve kolektive, kontratave të punës dhe akteve të tjera që rregullojnë dhe ushtrojnë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve dhe punëdhënësve në fushën e marrëdhënieve të punës, punësimit dhe mbrojtjes në punë. Duke pasur parasysh procedurën administrative lehtësisht të arritshme dhe falas, ISHP është mekanizmi I mbrojtjes më I përdorur përmes të cilit qytetarët e Maqedonisë kërkojnë mbrojtje institucionale të të drejtave të punës. Si pjesë e grupit të punës për hartimin e Ligjit të ri për Marrëdhëniet e Punës (LMP), ISHP luan një rol të rëndësishëm në avancimin e legjislacionit vendas të punës dhe harmonizminin e tij me legjislacion ndërkombëtar të punës. Kjo I referohet kryesisht direktitvave të Bashkimit Evropian (BE), dhe konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP).
Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 çoi në një krizë shëndetësore, por edhe në krizë të punëtorëve si kurrë më parrë, testoi funksionalitetin dhe efektivitetin e ISHP. Punëtorët ishin të parët që u goditën pasi u shpall një gjendje e jashtëzakonshme në vend për t’u marrë me efektet e koronavirusit. Situata e krizës për ato nënkuptonte një luftë për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të të dashurve të tyre, por edhe një luftë për të shpëtuar ekzistencën e tyre. Kjo situate prodhoi një shkelje të rëndë të të drejtave të punëtorëve, numri I të cilave po rritet çdo ditë dhe kërkonte një përgjigje të shpejtë dhe efikase nga ISHP.

Të gjitha më lart tregojnë nevojën dhe rëndësinë e një ISHP efikas dhe funksional, I cili vazhdimisht do të sigurojë promovim dhe mbrojtje në kohë të të drejtave të punëtorëve. Për këtë qëllim, ky dokument për politika publike do të jape rekomandime për tejkalimin e sfidave dhe problemeve me të cilët përballet ISHP, të regjistruara përmes monitorimit të vazhdueshëm të punës së tij në periudhën nga gushti I vitit 2018 deri në shtator të vitit 2020. Kjo do të kontribuojë në përmisimin e punës në ISHP.

Ky produkt është hartuar në kuadër të projektit “Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor mbi marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike Shkup. Përmbajtja e këtij publikimi nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin ose mendimet e Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Dokumentet