September 10, 2019

Raport vjetor për krimet nga urrejtja në 2018 vitin

Ky raport është rezultat i projektit “Parandalimi i diskriminimit dhe ballafaqime me krimin nga urrejtja dhe gjuhën e urrejtjes”, që është mbështetur financiarisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup, kurse është zbatuar në periudhën midis 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2018.

Projekti kishte si qëllim të merret me çështjen e veprave nga urrejtja dhe nga gjuha e urrejtjes nëpërmjet legjislacionit të përparuar, ngritjen e vetëdijes publike, ndërtimit të kapaciteteve dhe regjistrimin e incidenteve të shkaktuara nga paragjykimi. Më konkretisht, ky raport duhet të shërbejë si indikator mbi spektrin, natyrën dhe shpeshtësinë e veprave penale nga urrejtja të kryera në shtet.

Në suazat e mandatit të vet të partneritetit zbatues në këtë projekt, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (KMH) i ka zbatuar këto aktivitete në lidhje me krimet nga urrejtja:

1. Ndjekja e mëtejshme e incidenteve/krimeve nga urrejtja me kujdes të veçantë mbi dhunën në sport, që është motivuar nga anësia;
2. Rishqyrtimi i krimeve të paraqitura nga urrejtja dhe kontributi në Raportin vjetor të ODHIR për krime nga urrejtja dhe incidente në rajonin e OSBE-së;
3. Mirëmbajtja, përditësimi dhe përkthimi i ueb-faqes  www.zlostorstvaodomraza.mk; edhe futja e informatave në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, publikimi e lidhjeve nga portalet të njohur të internetit dhe mbajtjen e grupeve të Facebook dhe Twitter, duke kontrolluar informacionin në lidhje me incidentet e regjistruara (kërkesat për informacion në MPB dhe PP)
4. Përdorimi i aplikimit Red Button në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme dhe raportimi i rasteve përmes saj;
5. Përgatitja e informatorëve mujorë mbi gjendjen me krimet nga urrejtja në vend;
6. Përgatitja, përkthimi dhe botimi i raportit mbi ndjekjen e krimeve nga urrejtja për vitin 2018 në maqedonisht, shqip dhe anglisht;
7. Shënimi i ditës së propozuar si Dita e viktimave nga urrejtja (22 korrik) nëpërmjet organizimit të konferencës për shtyp dhe evenimentit “Turlitava”;
8. Dispozicioni i ndihmës juridike falas dhe këshillimi i viktimave të krimeve të urrejtjes edhe monitorimi i procedurave gjyqësore për raste specifike në lidhje me tiparet e ndryshme mbrojtëse;
9. Prodhimi i 2 (dy) videos informative për ngritjen e vetëdijes për krimet e urrejtjes, raportim të akteve të tilla dhe informim për të drejtat e viktimave të këtyre akteve.

Dokumentet