Raport vjetor për gjendjen me gjuhën e urrejtjes në nivel lokal në qztetet, Tetovë, Manastir dhe Shtip për vitin 2021
December 22, 2021
Raporti vjetor për gjendjen e gjuhës së urrejtjes në nivel lokal në qytetet Tetovë, Manastir dhe Shtip për vitin 2021 paraqet një analizë përfundimtare për gjendjen e gjuhës së urrejtjes të përgatitur në kuadër të projektit Aksion i përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes. 1 Projekti ka të bëjë me monitorimin e gjuhës së urrejtjes në tri bashkësi lokale në Maqedoni, përkatësisht Tetovë, Manastir dhe Shtip. Ky raport bazohet në një monitorim tetë mujor të gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, monitorim dhe analizë të aktiviteteve të grupeve të tifozëve, lëvizjeve dhe shoqatave rinore, eventeve të karakterit publik nëpër komuna, shkrimit të grafiteve, eventeve kulturore etj. Në raport është dhënë fokus i veçantë në keqtrajtimin e internetit nëpërmjet prezantimit të gjetjeve që i detektojnë gjendjet në nivel lokal për këtë fenomen në të tre qytetet, duke analizuar konkluzionet dhe rekomandimet për njohjen sistematike, identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që shkaktojnë dhunë, mostolerancë, padurim. Në raport gjithashtu theksohet një seksion i veçantë ku është dhënë rishikim i gjuhës së urrejtjes ndërmjet grupeve të tifozëve në nivel lokal në të tre qytetet, ku gjithashtu janë prezantuar gjetje, konkluzione dhe rekomandime. Në kuadër të aktiviteteve të projektit, ekipi i projektit në bashkëpunim me bërthamat rinore lokale kanë lokalizuar hapësira publike me grafite me gjuhën e urrejtjes dhe të njëjtat i kanë mënjanuar në mënyrë që në ato vende janë shkruar mesazhe dashurie, tolerance dhe mirëkuptimi. Në kuadër të Projektit është përgatitur dhe zbatuar një mini fushatë online për rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të publikut të gjerë me fokusin kryesor të të rinjve mbi problemin me gjuhën e urrejtjes dhe paragjykimeve.