April 28, 2021

Raport monitorimi për projektin „Punonjëse bashkohuni!“ në kuadër të aksionit „Avancimi i të drejtave të punës së grave”

Raporti i monitorimit për projektin Punonjëse, bashkohuni!, në kuadër të aksionit „Avancimi i të drejtave të punës së grave“, e paraqet në mënyrë përmbledhëse situatën me të drejtat e punës së grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me diskriminimin gjinor në vendin e punës, duke pasur parasysh se në kushtet e pandemisë me Kovid-19 kemi bërë me dije se kishte filluar shkelja e të drejtave të punës së grave punonjëse, diskriminimi dhe në përgjithësi pozita e grave në sferën e marrëdhënieve të punës. Kërcënimi për shëndetin dhe jetëgjatësinë në përgjithësi, i shkaktuar nga kriza me sëmundjen Kovid-19 dhe masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga ajo, në të njëjtën kohë e mbitheksuan në mënyrë paradoksale edhe rolin e grave në shumë sfera të jetës shoqërore, si dhe të punës dhe marrëdhënieve të punës, duke pasur parasysh se në shumicën e të ashtuquajturave profesione thelbësore (të tilla si në industrinë e ushqimit, tekstilit dhe shëndetësisë), janë pikërisht gratë punonjëse ato që e investojnë punën e tyre. Ndërsa nga ana tjetër, eksploatimi i punës së grave brenda marrëdhënieve të krijuara të punës, shpesh shtrihet në eksploatimin e përgjithshëm të pozitës së femrës. Dallimet specifike që e bëjnë një grua punonjëse të ndjeshme ndaj kushteve në të cilat statusi i saj personal dhe më së shpeshti i lidhur me mirëqenien e saj personale, bëhet pikë e shkeljes së të drejtave të punës dhe e aktit të diskriminimit, respektivisht, shkelje e parimit themelor të barazisë. Rastet që u monitoruan dhe përpunuan i mbështesin qëndrimet e mëparshme. Përveç kësaj, pasqyra e legjislacionit evropian dhe kombëtar e mbështesin nevojën për mbrojtje efektive, si përmes kornizës normative, ashtu edhe përmes mekanizmave mbrojtës, pasi tashmë ekzistojnë standarde dhe praktika të mira që mund ta hapin rrugën drejt marrëdhënieve më të sigurta të punës dhe mbrojtjes së të drejtave të punës.

Dokumentet