Raport mbi vizitat pasuese PEr situaten dhe kushtet ne institucionet ndeshkimore-korrektuese ne Republiken e Maqedonise se Veriut ne korrik 2021

November 15, 2021

Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Eliminimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor në burgjet dhe qendrat e paraburgimit”, financiarisht i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Për qëllimet e projektit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj, Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve. Raporti bazohet në vizitat në terren nga ana e një përfaqësuese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut – Ina Xhugumanova, përfaqësuesit e Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj – Arben Gudaçi, si dhe ekspertë të jashtëm të angazhuar nga ekipi i monitorimit, psikiatrja Marija Kostadinovska dhe psikoterapeutja Elisaveta Sekullovska. Ekspertët u angazhuan për ta vlerësuar ndikimin e mundshëm të kushteve materiale në burgjet dhe ambientet e paraburgimit të personave që qëndrojnë në këto institucione. Vlerësimi është kryer duke ofruar këshillim psikiatrik dhe psikoterapeutik për personat e dënuar dhe duke biseduar me shërbimet profesionale në institucionet ndëshkimore-korrektuese, kryesisht me punonjësit shëndetësorë dhe ata socialë.

Vizitat në terren janë kryer gjatë muajit korrik të vitit 2021, si vizita pasuese të njëpasnjëshme të vizitave të rregullta, të cilat i ka kryer ekipi i monitorimit në periudhën midis gushtit dhe tetorit të vitit 2020. Vizitat pasuese në terren u kryen në 4 institucione ndëshkimorekorrektuese në të cilat u vërejtën numri më i madh i mangësive gjatë 4 kohës së zhvillimit të vizitave të rregullta, përkatësisht në: SHNK Idrizovë, SHNK Shtip, SHNK Kumanovë dhe INK Tetovë. Edhe pse gjatë vizitave pasuese ekipi i monitorimit vuri re një përmirësim në institucionet ndëshkimore-korrektuese, kryesisht në drejtim të përmirësimit të kushteve materiale, sistemi penitenciar ende përballet me probleme dhe sfida të mëdha.

Problemet më urgjente mbeten qasja në kujdesin shëndetësor, procesi arsimor dhe procesi i risocializimit të personave të dënuar, menaxhmenti dhe stafi përgjegjës i pa trajnuar në institucionet ndëshkimore-korrektuese dhe mekanizmat joefikas të brendshëm dhe të jashtëm për raportimin dhe ndjekjen e rasteve të torturës dhe trajtimit çnjerëzor të personave të dënuar. Në këtë drejtim, raporti përmban një përmbledhje të monitorimit të kryer në terren, duke u fokusuar në progresin dhe sfidat kryesore të dokumentuara gjatë kohës së vizitave. Raporti gjithashtu përmban rekomandime për çdo institucion ndëshkimor-korrektues, si dhe rekomandime të përgjithshme për institucionet kompetente në mënyrë që të përmirësohet gjendja dhe kushtet në institucionet ndëshkimorekorrektuese dhe ato edukative-korrektuese.