Bëhu hero i dikujt! Dhuro për ndihmë juridike!
Vitin e kaluar deri te Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut janë drejtuar gjithsej 337 qytetarë duke kërkuar ndihmë juridike falas në të gjitha fushat e ndryshme juridike. Kjo fushatë ka për qëllim krijimin e fondit të qëndrueshëm për ndihmë juridike, përmes së cilit do të veprojmë në terren, jashtë Shkupit. Duam ti ndihmojmë edhe ata qytetarë që nuk kanë mundësi për ta vizituar zyrën tonë dhe të cilët një mbështetje të tillë vërtetë e kanë të domosdoshme.
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, si shoqatë e autorizuar për ofrimin e ndihmës juridike falas, nëpërmjet komunikimit të përditshëm të drejtpërdrejtë me qytetarët ju mundëson ndihmë juridike në formën e këshillave juridike dhe këshillave fillestare dhe eventualisht plotësim të kërkesave për ndihmë juridike falas në procedurat civile dhe administrative. Përmes këtij programi, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, ofron shërbime për personat me pengesa, romët, viktimat e dhunës në familje, personat e varfër dhe të papunë, pakicat seksuale dhe gjinore dhe gratë nga mjediset rurale.
Në kuadër të projektit për Financim inovativ, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut synon krijimin e fondit i cili do të sigurojë qëndrueshmëri të ndihmës juridike falas duke pasur në fokus aktivitetet në terren, për ofrimin e ndihmës juridike dhe edukimit jashtë territorit të Shkupit. Me anë të mjeteve të grumbulluara do të sigurohen kushte për mbështetje të grupeve të lartpërmendura përmes këshillave juridike dhe takimeve të organizuara me qytetarët, me çrast do të arrihet parandalimi i problemeve juridike dhe ofrimi i ndihmës juridike falas për problemet ekzistuese juridike.
Dhuro në:
Telekom:143 401
Llogaria: 300000001460759
Numri tatimor: 4030994172337
Emërtimi: Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut