Të drejtat e punëtorëve në kohën e virusit korona 5

May 31, 2020

Në periudhën 16 – 31 maj, numri i denoncimeve për shkelje më të rënda të të drejtave të punëtorëve është ulur ndjeshëm. Numri i denoncimeve për pushime të paligjshme nga puna, ndërprerje të detyruar të kontratave të punësimit dhe paga të papaguara ose ulje të tyre është zvogëluar në krahasim me katër periudhat e mëparshme (të gjitha në dispozicion në formë infografiku). Komiteti i Helsinkit, në këtë periudhë ka pranuar 14 denoncime për shkelje të të drejtave të punëtorëve ku janë të përfshirë 212 punëtorë. Të gjitha informacionet në lidhje me këto shkelje janë në dispozicion në infografikun e mëposhtëm.

Infografiku është hartuar në kuadrin e projektit “Rritja e produktivitetit nëpërmjet përmirësimit të kornizës ligjore mbi marrëdhëniet e punës në Maqedoni e Veriut”, financuar nga Fondi i Qeverisjes së Mirë të Britanisë. Mendimet dhe qëndrimet e shënuara në këtë përmbajtje nuk i reflektojnë çdoherë mendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së