Të drejtat tua të njeriut nuk përfundojnë prapa grilave

August 8, 2019

Duke u nisur nga misioni dhe vizioni i tij, Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut e thekson rolin dhe detyrimin e shtetit në aspekt të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria.

Në datë 22.07.2019 në Kuvendin e Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ana e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit është organizuar një shqyrtim publik në temë: Gjendja e të drejtave të njeriut në entet ndëshkuese-përmirësuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në shqyrtimin publik është prezantuar Raporti nga vizitat e përfaqësuesve nga Komisioni i përhershëm anketues në tri ente ndëshkuese-përmirësuese.

Fjalimin e saj në këtë shqyrtim publik e kishte edhe përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit, Sibel Amet, e cila shprehu kënaqësinë që kjo temë përfundimisht po diskutohet në organin ligjvënës dhe paraqiti shpresën se ky hap pozitiv nuk do të ndalet në këtë shqyrtim publik, respektivisht se do të nxisë përpjekje konkrete nga ana e institucioneve kompetente për pëmirësimin e gjendjeve në burgje, veçanërisht në ato pjesë ku nuk është i nevojshëm investimi infrastrukturor, siç është mbrojtja shëndetësore, arsimi, resocializimi, probacioni, respektivisht të funksionojë në përgjithësi sistemi i cili është paraparë me ligjet.

Duke patur parasysh atë që këto gjendje në burgje, sektori joqeveritar dhe bashkësia ndërkombëtare i ka theksuar për vite me radhë, megjithatë nuk paraqitën interes në institucionet kompetente, përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit është shprehur se „i vjen mirë“ që deputetët e pranishëm janë të shokuar dhe të tronditur nga gjendjet në burgje, pra edhe njëherë paraqiti shpresën se ky shok do i nxisë për reagim përkatës i cili do të rezultojë me përmirësimin e kushteve në entet ndëshkuese-përmirësuese.

Gjatë periudhës nga shkurti 2019 deri në qershor 2019, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në kuadër të projektit „Jetë prapa grilave “ i mbështetur nga ana e Ambasadës të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut[1], realizoi vizita në 10 ente ndëshkuese-përmirësuese[2] në shtet. Nga vizitat në burgje janë përgatitur raporte me rekomandime dhe përfundime, të cilat do të dërgohen deri të institucionet përkatëse.

Projekti „Jeta prapa grilave!” i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut. Mendimet, zbulimet dhe përfundimet apo rekomandimet e paraqitura këtu janë të realizuesit(zuesve)/autorit(rëve) dhe nuk pasqyrojnë ato të Qeverisë të SHBA-së.

[1] Ky projekt është mbështetur pjesërisht nga Ambasada e SHBA-së. Mendimet, zbulimet dhe përfundimet, apo rekomandimet e paraqitura këtu, janë të realizuesit (zuesve)/autorit(rëve) dhe nuk pasqyrojnë ato të Qeverisë të SHBA-së.

[2] Në territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut funksionojnë 11 ente ndëshkuese-përmirësuese. Në periudhën e vizitave, ENP Burgu Manastir ishte i mbyllur për shkak të rindërtimit, me çrast ishte e pamundur që të realizohet vizita.