Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon zgjedhje të profesionistëve dhe personave kompetent në institucionin Avokati i Popullit

August 26, 2020

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi në vazhdimësi e vëzhgon punën e Avokatit të Popullit, si institucion kombëtar për të drejtat e njeriut dhe gjatë disa viteve të fundit ka identifikuar më shumë pengesa në funksionimin e tij të përgjithshëm, të cilat e dobësojnë efikasitetin e tij si institucion dhe e pengojnë përmbushjen e tërësishme të kompetencave të tija. Mes atyre më urgjenteve është mungesa e shpërndarjes të barabartë të resurseve financiare, njerëzore dhe teknike, si dhe shkalla e profesionalizmit dhe kompetencave të një pjesë të madhe të kuadrit.

Lajmet e fundit të cilat i përcollën mediat, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me punën e Avokatit të Popullit, gjegjësisht  konflikti mes Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, dhe zëvendës-ombudsmanëve, si dhe akuzat për nënvlerësim, për shkurtimin e pushimit dhe për marrjen e të drejtave tjera, bile edhe mobing nga ana e Avokatit të Popullit, është skandaloze dhe shqetësuese. Gjendja e këtillë seriozisht e lëkundin besimin e qytetarëve ndaj institucionit dhe  rëndësisë së rolit të tij.

Me këtë rast, dëshirojmë të përkujtojmë se mandati i dytë i Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, i skadon në fund të vitit 2020, ndërsa në pëlqim me Ligjin për Avokat të Popullit, Parlamenti në pëlqim me ligjin duhet të ngrejë procedurë për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit përmes shpalljes, më së voni tre muaj para skadimit të mandatit  të Avokatit aktual të Popullit.

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon nga Parlamenti që zgjedhja e Avokatit të Popullit të jetë një nga prioritetet e përbërjes së re parlamentare, të realizohet procesi transparent dhe fer i zgjedhjes së kandidatëve, të liruar nga ndikimi i partive politike dhe të bëhet zgjedhja e kandidatit/es kompetente dhe adekuate. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet institucioni i pavarur dhe profesional, i cili në mënyrë konsekuente dhe në tërësi do të mund t’i realizojë të gjitha kompetencat e veta ligjore për promovimin, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Po ashtu, funksionimi i institucionit varet edhe nga këshilltarët shtetëror, nga bashkëpunëtorët dhe nga nëpunësit tjerë të papunësuar aty. Sipas raportit të fundit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2019, prej 155 vendeve të punës të parapara me Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në shërbimin profesional, në ekipin e Mekanizimit parandalues kombëtar, bë departamentet e veçanta dhe në zyrat e Avokatit të Popullit, janë plotësuar vetë, 90 vende, që do të thotë se 65 vende pune mbeten të paplotësuara. Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi bën apel që punësimet e reja të përfundojnë  në afatin e shkurtë të mundshëm  dhe theksojmë se gjatë procedurës nuk duhet lejuar për çfarëdo ndikimesh partiake.

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon nga deputetët e përbërjes së re parlamentare që me kohë t’i nisin procedurat adekuate për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit dhe me përkushtim dhe seriozitet ta zgjedhin kandidatin/en , me qëllim që institucioni Avokati i Popullit ta kryejë funksionin e vet në mënyrë efikase, të pavarur dhe profesionale për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të jetë shembull i promovimit dhe mbrojtjes të drejtave dhe lirive të njeriut kur ato nuk respektohen nga pushteti.

Shkup, 26.08.2020

Personi për kontakt:
Stojan Mishev
078323191

stojanmisev@esem.org.mk