Ndihmë juridike për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara. Udhëzues për komunikimin gjatë dhënies së ndihmës juridike për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre

August 10, 2020

Kjo broshurë është përgatitur në kuadër të projektit “Fuqizimi Ligjor i Komunitetit në Procesin e Deinstitucionalizimit” të cilin Komiteti i1 Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, me mbështetjen e UNICEF dhe Ambasadën britanike Shkup, filloi ta zbatojë në gusht 2019. Qëllimi kryesor i projektit është të sigurojë ndihmë dhe mbështetje për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në ushtrimin e të drejtave të tyre bazike njerëzore, nga njëra anë, si dhe mbështetje për personat që janë përgjegjës për ofrimin e drejtpërdrejtë të ndihmës juridike falas, nga ana tjetër. Broshura është dedikuar për personat që punojnë në departamentet e ndihmës juridike falas në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Qëllimi i broshurës është t’u shërbejë administratorëve si udhëzues në komunikimin gjatë ofrimit të ndihmës juridike falas për fëmijët dhe familjet e tyre, duke u mundësuar ndihmë dhe mbrojtje efektive dhe në kohë. — Për çdo pyetje shtesë mund të drejtoheni në: Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut rr. “Naum Naumovski Borçe” nr.83, 1000 Shkup +389 (0) 2 3119 073; +389 (0) 72 278 436 helkom@mhc.org.mk