August 29, 2023

Raport vjetor për krimet nga urrejtja në vitin 2022

Këto gjetje janë rezultat i projektit ‘Mbështetje Maqedonisë së Veriut në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut’ i cili u mbështet financiarisht nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe u zbatua nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2022.

Projekti kishte për qëllim të përmirësonte zgjidhjet ligjore dhe institucionale në fushën e të drejtave të njeriut dhe atë kundër diskriminimit përmes ndryshimeve të legjislacionit dhe politikave, përdorimit të mjeteve juridike efektive dhe duke forcuar institucionet. Një nga qëllimet ishte dhe mbetet përmirësimi i përgjigjeve të shtetit ndaj krimeve nga urrejtja dhe gjuhës së urrejtjes përmes monitorimit, regjistrimit dhe përpunimit të këtyre veprave në përputhje me kornizën e ndryshuar legjislative. Këto aktivitete pritej të rrisnin vetëdijen për efektet e dëmshme të gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës. Shpresojmë që këto rezultate do të shërbejnë si një thirrje për veprim për parandalimin e mëtejshëm të krimeve nga urrejtja dhe gjuhës së urrejtjes.

Dokumentet