Raport për situatën dhe kushtet në stacionet e policisë në Мaqedoni për periudhën mars – qershor 2021
Ky raport u përgatit në kuadër të projektit “Eliminimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor në burgjet dhe qendrat e paraburgimit”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Për qëllimet e projektit, u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi midis Shoqatës Maqedonase të Avokatëve të Rinj, Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Qëllimi i këtij projekti është t’i adresojë problemet sistemike në sigurimin e mbrojtjes së personave të privuar nga liria nga të gjitha format e torturave, trajtimit dhe dënimit çnjerëzor, për t’i identifikuar sfidat kryesore për krijimin e një mekanizmi efektiv për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria dhe për t’u dhënë përparësi masave të nevojshme për krijimin e një mekanizmi të tillë.
Raporti bazohet në vizitat në terren të realizuara nga përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut – Ina Xhugumanova, përfaqësuesve të Shoqatës Maqedonase të Avokatëve të Rinj – Irena Zdravkova dhe Arben Gudaçi si dhe nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme – Tatjana Kallajxhiska, Biljana Koceva dhe Cvetanka Cureva.