Gjendja me të drejtat e 1 maji deri më 31 tetor 2020, infografiku i gjysmëvjetorit
Kriza shëndetësore me rritje të shpejtë si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga virusi korona ka prodhuar pasoja të paparashikueshme ekonomike dhe sociale, nga të cilat njerëzimi akoma nuk është rimëkëmbur. Gratë punëtore dhe punëtorët në përgjithësi ishin të parët që u goditën, duke i dhënë kësaj situate në mënyrë të pashmangshme karakterin e një krize pune. Situata e krizës për ta nënkuptonte një luftë për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të të afërmeve të tyre, por edhe një luftë për të shpëtuar ekzistencën e tyre.
Gjatë gjithë periudhës së krizës, përfshi edhe këtë periudhë raportimi nga 1 maji deri më 31 tetor 2020, vazhduam pandërprerë të ofrojmë ndihmë juridike falas për të gjithë punëtorët. Ky raport gjashtëmujor bazohet në të dhëna e 155 rasteve që kemi regjistruar gjatë komunikimit të përditshëm me punëtorët dhe gjatë monitorimit të rregullt të situatës me të drejtat e punëtorëve.
Të dhënat e siguruara flasin për masa mbrojtëse që nuk reflektojnë nevojat e punëtorëve, dhe kështu nuk ofruan mbrojtje adekuate të të drejtave të punëtorëve. Dëshmitë e shkeljeve të masave të miratuara, pushimet nga puna, shkurtimet dhe/ose mospagimi i pagave të punëtorëve, tregojnë se punëdhënësit kanë përfituar në mënyrë të paligjshme në kurriz të punëtorëve gjatë krizës më të rëndë shëndetësore, sociale dhe ekonomike të ditëve të sotme, duke i fuqizuar tashmë edhe marrëdhëniet e pabarabarta të pushtetit midis punëdhënësve dhe punëtorëve. Dimensionin gjinor të krizës tashmë e konfirmoi edhe një herë numri dukshëm më i madh i shkeljeve të raportuara nga gratë, duke përfaqësuar më shumë se 65% të numrit të përgjithshëm të rasteve të regjistruara.
Për krahasim, Raporti ynë gjashtëmujor për periudhën nga 1 nëntori 2019 deri më 30 prill 2020 ka dëshmuar 214 raste të shkeljeve dhe/ose informacioneve mbi të drejtat e punëtorëve. Kjo ishte rezultat i gjashtë javëve kritike, menjëherë pa shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, kur edhe u denoncuan 145 nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara.
Raporti gjashtëmujor mbi situatën e të drejtave të punëtorëve dhe të dhënat në lidhje me të gjitha 155 rastet ku përfshihen 757 punëtorë janë në dispozicion për t’u shkarkuar nga infografiku më poshtë. Infografiku përfshin periudhën nga 1 maji deri më 31 tetor 2020 dhe është përgatitur në kuadër të projektit “Rritja e produktivitetit përmes përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Fondi Britanik për Qeverisje të Mirë. Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë përmbajtje nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.