Komiteti i Helsinkit e dënon anulimin e shpeshtë të procedurës për rastin “Tamara”

April 3, 2020

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ashpër e dënon anulimin e shpeshtë të procedurës në rastin e Tamarës së vogël. Në procedurë janë akuzuar 12 mjekë dhe anëtarë të komisioneve, të cilët morën dhe konfirmuan vendim negativ për shërimin e Tamarës jashtë vendit.

Njëherit, seanca e sotme gjyqësore ishte anuluar për shkak të mungesës së të akuzuarës Aspazija Sofijanova, e cila ka qenë në seminar në Republikën e Turqisë. Gjyqtari Marin Stanevski e angazhoi të dorëzojë fakte për të arsyetuar mungesën, më së voni deri në seancën e ardhshme gjyqësore. Në mënyrë shtesë, gjyqtari ka përmendur se gjatë procedurës tashmë disa herë seancat janë anuluar për shkak të mungesës së saj. Në seancë nuk ka marrë pjesë as prokuroi publik Anel Fidovski.

Nga parashtrimi i kallëzimit penal në vitin 2015 kanë kaluar pothuajse 5 vjet, ndërsa seanca e parë lidhur me këtë lëndë ishte caktuar madje në qershor të vitit 2018. Lënda për Tamarën e vogël ende nuk e ka marrë përfundimin e saj.

Komiteti edhe një herë potencon se gjykimi i drejtë në afat të arsyeshëm është një ndër kushtet fundamentale për plotësimin e drejtësisë penale. Mosrespektimi i këtij institucioni e ul efikasitetin e procedurës, kontribuon ndaj pasigurisë juridike dhe e rrit mosbesimin e qytetarëve në gjyqësi. Komiteti u bën thirrje të gjithë faktorëve në procedurë, të veprojnë me përgjegjësi, me qëllim të zbatimit të saj të plotë.