Komiteti i Helsinkit: Dënojmë ashpër përpjekjet që të ndalohet e drejta për të protestuar
December 20, 2019
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut dënon përpjekjet që të ndalohet e drejta e garantuar kushtetuese për protestë të nxënësve të shkollave të mesme.
Nga Komiteti i Helsinkit në reagon thonë se do të dorëzojnë kërkesë deri te Ministria e Arsimit dhe Inspektorati për arsim për shkak të sjelljeve të drejtorëve të shkollave, të cilët u përpoqën me frikësime dhe kërcënime të ndalojnë nxënësit që të dalin në marshin e sotëm kundër ndotjes së ajrit e që u organizua nga Lëvizja ‘Friends for Future’ dhe koalicioni ‘Fronti i gjelbër’.
Në njoftim thuhet se pasojat e ajrit të ndotur dhe ndryshimeve klimatike janë problem që prek çdo qytetar.
“Për këtë shkak protestat janë të rëndësishme në ngritjen e vetëdijes për nevojën e një aksioni gjithëpërfshirës dhe paraqesin trysni legjitime ndaj institucioneve për të ndërmarrë hapa konkret”, shprehen nga Komiteti i Helsinkit.