September 6, 2020

Editorial: Qeveria të përmirësojë kushtet nëpër burgje

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 5 shtator – Kushtet në burgjet e Maqedonisë së Veriut janë të vështira. Kryesisht bëhet fjalë për objekte mjaft të vjetra, ku ende ekziston lagështi, aromë e keqe dhe ku nevojitet renovim ose ndërtim i ri.

Komitetit të Helsinkut ka konstatuar se me përjashtim të burgut në Manastir që është në fazë rikonstruimi, është bërë hap para me vetë faktin që burgu më i madh, ai në Idrizovë, ka repart të ri ku janë transferuar rreth 600 të burgosur dhe është mbyllur reparti më i keq, i ashtuquajtur “shkollorët”.

Vërejtja kryesore e Komitetit të Helsinkit kur bëhet fjalë për entet e ndëshkimit dhe përmirësimit mbetet fakti që shteti nuk ndan mjete të mjaftueshme që të munden të burgosurit ta vuajnë dënimin e tyre me burg në mënyrë dinjitoze dhe duke respektuar të drejtat e tyre.

Me financim të Këshillit të Evropës dhe OSBE-në kemi marë ndihmë për renovim të plotë të repartit për femra. Nga OSBE janë dhuruar çarshafë për pjesën e ashtuquajtur ambulancë.

Vërejtjet më të mëdha janë në pjesën e ashtuquajtur për “pensionistë dhe shkollarë”, që ishin në situatë tejet të keqe, por janë rrënuar, poashtu janë rrënuar edhe pjesa D dhe Z.

Maqedonia e Veriut ende është në hartën e vendeve që marin vërejtje permanente për situatën e vështirë në burgje. Për sivjet janë paraparë edhe 6 ndërtesa të reja, që do të ndërtohen me ndihmën e Bankës Botërore dhe pjesëmarrje të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Do të ndërtohen edhe gjashtë ndërtesa të reja të tipit të mbyllur, me çka do të përmbyllet mbarë cikli për renovimin dhe ndërtimin e ndërtesave të reja në Idrizovë. Në kuadër të burgut të Idrizovës do të ndërtohet edhe objekt i gjykatës hetuese, si dhe do të transferohet burgu hetues nga Shutka, me qëllim që të evitohen harxhimet dhe rrëmujat për transferimin e vazhdueshëm të personave të paraburgosur dhe të burgosur në gjykata.

Problem kryesor është edhe qendra për femra, pasi kushtet në repartin e këtij burgu për femra janë shumë të vështira. Edhe pse higjiena është më e lartë se të pjesa e burrave, për shkak se vetë femrat e mbajnë më mirë higjienën.

Mbipopullimi problem thelbësor për burgjet

Mbipopullimi është ende problem, sepse ka shumë reparte të burgjeve në të cilat ka më shumë persona se sa duhet të ketë në një qeli.

Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq në grupin e nëntë vendeve evropiane, të cilat kanë në burgje më shumë të burgosur se sa vende të planifikuara, thotë Këshilli Evropës.

Në 100 vende të planifikuara të burg, janë vendosur së paku 122 të burgosur, vijon Rumania me 120, Franca me 116, Italia me 115, Moldavia me 113, Serbia me 109, Portugalia me 105, Çekia 105, për 100 vende të parapara.

Sipas raportit të Këshillit të Evropës për statistikën vjetore të dënimeve, edhe katër vende janë në listën e stërmbushjes së burgjeve me më shumë të burgosur se sa vende janë planifikuar, edhe atë Greqia me 101, Austria me 100,7,  Sllovenia me 100,5 dhe Danimarka me 100,5.

Sipas raportit, në Maqedoninë e Veriut numër më i madh i të burgosurve gjenden në burgun e Idrizovës, me gjithsej 1134 të burgosur, ndërsa në burgun hetues të Shutkës janë 108 veta të dënuar dhe 270 persona në paraburgim.

Megjithatë në Maqedoni ka rënë numri i të burgosurve në krahasim me vitin e kaluar për 9,7%, ndërsa zvogëlimi më i madh i numrit të të burgosurve është në Rumani me 16%.

Të testohen të burgosurit nga COVID 19

Duhet të krijohen kushtet që të testohen të gjithë të burgosurit dhe stafi në mënyrë që të krijohen kushte që të burgosurit t’i realizojnë të drejtat që iu takojnë.

Pandemia e shkaktuar nga Covid -19 e ka krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të burgosurit, si grup i margjinalizuar janë përballur me shumë probleme , sidomos në fillim dhe për shkak të situatës së imponuar, të drejtat e të burgosurve janë shkelur.

Si masë e zvogëlimit të popullatës në institucionet korrektuese, për shkak të situatës së imponuar dhe në përputhje me praktikat e shteteve tjera duhet që të lirohen të gjithë të burgosurit me mbetje të vogël të dënimit, ata me rrezikshmëri të ulët sikur që të gjithë shfrytëzuesit e përfitime të dërgohen në shtëpi në mënyrë që pas tejkalimit të situatë, të kthehen në vuajtje të dënimit.

Masa e paraburgimit të shqiptohet vetëm në rast kur nuk ka mundësi tjetër në mënyrë që pandemia të menaxhohet më lehtë. Për shkak të situatës së imponuar të burgosurve iu janë mohuar të drejtat që iu takojnë dhe përfitimet që i kanë fituar me sjelljet e tyre si : vizitat familjare, vizitat e lira , shkuarje në shtëpi, shkollimi dhe aftësimi profesional, marrja me aktivitete sportive dhe kulturore, shfrytëzimi i pushimit vjetor në shtëpi etj.

Nevojitet kushte për fëmijët që takohen me nënat

Problem mbetet ende takimi i të burgosurave me fëmijët, veçanërisht me fëmijët e moshës së mitur. Duhet të ketë kujdes që vizitat të jenë më intime dhe të realizohen jashtë vizitave tjera. Ata janë fëmijë  të vegjël, fëmijë të moshës së mitur, dhe nuk dëshirojmë të jenë në kontakt me persona tjerë, që të tregohet pasqyrë ndryshe për prindin e tyre. Fëmijët që kanë kujdestar dhe fëmijët e moshës madhore realizojnë vizita të rregullta. Kur bëhet fjalë për fëmijë, ku nëna është në burg, kurse fëmijët janë nën kujdesin e Qendrës për punë sociale duhet të ketë shërbim social, punëtor social, që komunikon me Qendrën për punë sociale, me qëllim që t’i adaptohen rrethanave, të mos e lënë shkollën, vizitat e tyre të realizohen jashtë vizitave të rregullta, të mund të vijnë në vizitë pa marë parasysh nëse është ditë për vizitë ose jo, që gjithçka të jetë e përshtatur për fëmijët, në koordinim me qendrën sociale.

Qeveria e re nevojitet që sa më shpejtë të pranojë rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare dhe të përmirësojë kushtet e të burgosurve, të cilat mbeten ende çnjerëzore në reparte të caktuara.