July 1, 2020

Thirrje partive politike Për nënshkrimin e deklaratës për sjelljen prioritare Të ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi nga ana e parlamentit të republikës së maqedonisë të veriut

Shoqatat e qytetarëve u bëjnë thirrje partive politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare ta mbështesin deklaratën për sjelljen prioritare të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskirminimi nga ana e përbërjes së re parlamentare.

Iniciatorë të deklaratës janë nëntë rrjete të shoqatave të qytetarëve (Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi (RRMD), Rrjeti kombëtar për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë (RRKHT), Platforma për barazi gjinore, Platforma maqedonase kundër varfërisë (PMKV), Rrjeti 23, Rrjeti joformal i organizatave rome, Grupi bluprint për reforma në jurisprudencë, Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit, Platforma për qëndrueshmëri të serviseve për parandalim dhe mbështetje për HIV), të cilat bashkë numërojnë më shumë se 100 shoqata.

Qëllimi i deklaratës është që partitë politike të obligohen se këtë Ligj do ta miratojnë menjëherë pas themelimit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë të Veriut, pa e zvarritur dhe pastaj, në pëlqim me afatin ligjor, do ta zgjedhin përbërjen e re të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Ky Ligj e mbron të drejtën e garantuar me Kushtetutë për barazi mes qytetarëve, parasheh procedurë për mbrojtje nga diskriminimi, ndërmarrjen aktive të masave për parandalimin e diskriminimit dhe promovimit të barazisë të gjithë njerëzve, e veçanërisht të grupeve të margjinalizura. Beteja për miratimin e Ligjit cilësor për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi filloi para 10 viteve, që sot përsëri të mos kemi kornizë ligjore, e as mekanizma efikase dhe funksionale për mbrojtje nga diskriminimi.

Ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike, pa dallim të ideologjisë së tyre, ta mbështetin këtë deklaratë dhe të obligohen se do të angazhohen për miratimin urgjent të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Vetëm përmes miratimit të këtij Ligji edhe më tej me zbatimin e tij, përfundimisht partitë do të tregojnë se brengosen për të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Partitë të cilat dëshirojnë ta mbështesin këtë deklaratë mund të na kontaktojnë në kontaktet e dhëna më poshtë më së voni deri më 8 korrik.

Në vazhdim është teksti i plotë i deklaratës:

DEKLARATË

PËR SJELLJEN PRIORITARE TË LIGJIT TË RI PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI NGA ANA E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Duke pasur parasysh se diskriminimi akoma është një nga problemet më të shpeshta, me të cilat përballen një pjesë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidomos bashkësitë e rrezikuara, të varfra dhe të margjinalizuara;

Duke pasur parasysh gjendjen momentale në shtet, mungesën e mekanizmave dhe aplikimin e pamjaftueshëm të instrumenteve ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare për ballafaqimin adekuat me diskriminimin, që drejtpërdrejt kontribuon drejt thellimit të pabarazisë në shoqërinë tonë dhe me çka nuk u mundësohet qytetarëve ta shfrytëzojnë të gjithë potencialin e vet për pjesëmarrje të barabartë në çdo fushë të jetës;

Duke u nisur nga fakti se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarit të njohura me të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë me vlerat themelore të rregullimit tonë kushtetues, por edhe se barazia është pjesë e lirive dhe të drejtave të caktuara kushtetuese të njeriut dhe të qytetarit;

Duke e ditur nevojën për miratimin e zgjidhjeve cilësore ligjore për ndryshimin e kësaj vlere të rëndësishme kushtetuese, përmes avancimit të sistemit për parandalimin dhe mbrotjen nga diskriminimi, në pëlqim me standardet ndërkombëtare, në pëlqim me obligimet nga Marrëveshja për stabilizim dhe asocim – dhe në pëlqim me nevojën nga miratimi i të drejtës të Bashkimit Evropian, angazhohemi për:

 – Miratimin urgjent të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, menjëherë pas formimit të shumicës së re parlamentare; 

– Zbatimin e procedurës transparente për zgjedhjen dhe për emërimin e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, në pëlqim me kushtet dhe afatet e caktuara ligjore;

– Sigurimin e kushteve, duke përfshirë edhe resurset financiare, për funksionimin pa pengesë dhe të pavarur të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, e lidhur me të gjtiha kompetencat e veta;

dhe

– Promovimin dhe avancimin e parimeve për barazi dhe për jodiskriminim, me qëllim të ndërtimit të shoqërisë humane dhe fer për të gjithë njerëzit në shtet.

Iniciatorë:

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi (RRMD)

Rrjeti kombëtar për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë (RRKHT)

Platforma për barazi gjinore

Platforma maqedonase kundër varfërisë (PMKV)

Rrjeti 23

Rrjeti kombëtar i organizatave rome

Grupi bluprint për reforma në jurisprudencë

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit

Platforma për qëndrueshmëri të serviseve për parandalim dhe mbështetje për HIV

Data:           

Nënshkrues: 

Personi për kontakt:

Dragana Drndarevska

koalicijaszpmz@gmail.com

dragana.coalition@gmail.com

023214269/ 078200675