Skopje Pride 2019 – solidaritet, barazi, liri

July 1, 2019

Ditën e shtunë u mbajt parada e parë e krenarisë në Shkup, në një ambient të mrekullueshëm dhe me një numër i cili tejkaloi pritjet tona. Si përgjigje e valës së madhe të urrejtjes të cilën dëshmuam në periudhën e kaluar, më tepër se një mijë njerëz dolën në rrugët e Shkupit për ta dhënë mbështetjen e vet kundër dhunës, stigmatizimit dhe mospranimit të personave LGBTI.

Pjesëtareve dhe pjesëtarëve të komunitetit të brendshëm LGBTI iu bashkëngjitën shumë qytetarë, figura publike, aktivistë nga i tërë rajoni, përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Marshi filloi nga Parku Zhena Borec (Gruaja Luftëtare), kurse destinacioni i fundit ishte Parku i Qytetit. Tek skena e SHKOLLKA u dëgjuan fjalime frymëzuese dhe emotive nga Koço Andonovski dhe Bilana Ginova nga Qendra e Mbështetjes LGBTI, Elena Petrovska nga H.E.R.A., Antonio Mihajllov nga Fronti Subverziv, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe Koordinatorja e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Avancimin e të Drejtave të personave LGBTI, Maja Moraçanin.

Skopje Pride i parë mori mbështetje të gjerë nga rajoni, e shprehur në fjalimet e: Xheni Karaj – Tirana Pride, Marko Mihailloviç – Belgrade Pride, Jasmina Kresojeviç – Fem Slem Beograd, Apostolis Karabairis dhe Fevronia Kirkmali nga Selaniku Pride dhe Rafaill Bilidas – Athina Pride.

Programin drejtuan mbretëreshat drag Linda Socialista dhe Kaja Mor, ndërsa në pjesën muzikore interpretoi Tamara, me performancën Proud, si dhe di-xhejët Ivana Dragshiç, Zoki Bejbe, Kesma, Prince$$ Donatsu, Ajri Skreç, Ana Mallo dhe Uzun Baba.

Shikoni galerinë e fotografive, e cila qartë ilustron se ky event është pikë-kthesë në luftën për pranimin, dukshmërinë dhe barazinë e personave LGBTI në vendin tonë.