Shkupi Prajd 2019 – mirënjohje për mbështetjen dhe njohjen nga ana e institucioneve.
July 1, 2019
Të shtunën u mbajt parada e parë e Prajdit në Shkup në një atmosferë të bukur dhe me një numër që tejkalonte pritjet tona. Si një përgjigje ndaj valës së madhe të
urrejtjes që kishim dëshmuar në të kaluarën, më shumë se një mijë njerëz dolën në rrugët e Shkupit për të dhënë mbështetjen e tyre ndaj dhunës, stigmatizimit dhe mos pranimit të njerëzve të LGBTI-së. Anëtareve dhe anëtarëve të komunitetit tonë të LGBTI-së ju bashkangjitën shumë qytetarë, figura publike, aktivistë nga i gjithë rajoni, përfaqësues të Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasada dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Marshi filloi nga parku Gruaja Luftëtare dhe destinacioni përfundimtar ishte Parku i Qytetit.
Në vendin “Shkolka”- “Guaca” u dëgjuan fjalime frymëzuese dhe emocionale nga Koço Andonovski dhe Biljana Ginova nga Qendra Mbështetëse LGBTI, Elena Petrovska nga HERA, Antonio Mihajlov nga Fronti Subversiv, Ministreja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carova dhe koordinatori i grupit parlamentar ndërpartiak për promovimin e të drejtave të njerëzve të LGBTI-së, Maja Moraçanin. Prajdi i parë i Shkupit mori mbështetje të gjerë nga rajoni, shprehur në fjalimet e: Xheni Karaj – Tirana Prajd, Marko Mihailoviç – Beograd Prajd, Jasmina Kresojeviç – Fem Slem Beograd, Apostolis Karabairis dhe Fevronia Kirkmali nga Selaniku Prajd si dhe Rafail Bilidas – Atina Prajd.
Me këtë rast ne do të dëshironim t’i jepnim mirënjohje publike Ministrisë së Punëve të Brendshme për bashkëpunimin e shkëlqyer para dhe gjatë mbajtjes së Prajdit të
Shkupit dhe për punën e kryer në mënyrë profesionale. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht zbatoi rolin e saj parandalues gjatë ngjarjes, pa e shqetësuar ndjenjën e sigurisë midis pjesëmarrësve. Gjithashtu, policia me sukses ka penguar një përpjekje për të sulmuar një aktivist në një lagje periferike në Shkup, pasiqë përfundoi Prajdi i Shkupit. Ne e inkurajojmë ministrinë që të vazhdojë të monitorojë gjuhën e urrejtjes dhe të veprojë në mënyrë adekuate. Një ankesë e veçantë i drejtohet Prokurorisë Publike, nga e cila ne presim një luftë më energjike kundër këtij fenomeni që prodhon dhunë.