Shkupi Prajd 2019: Mbështetja është më e fuqishme se urrejtja, shihemi në 29 qershor!
June 23, 2019
,,Pasi e shpallëm se do ta mbajmë Shkupi Prajdin e parë, ishin evidente përpjekjet që me urrejtje të errësohet porosia për barazi dhe të nënvlerësohet mundësia për rritjen e vetëdijes për homofobinë, transfobinë dhe bifobinë. Por edhe krahas kësaj, fituam mbështetje të madhe dhe shumë persona na kontaktojnë për të na thënë se do të vijnë me ne në 29 qershor, për të ecur në marsh – në kujtesë të të gjithë aktivistëve për të drejtat e njeriut të komunitetit LGBTI në të kaluarën, me mbështetje të gjithë grupeve të margjinalizuara dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut në këtë të tashme të destabilizuar dhe me idenë për shoqëri ku të gjithë janë të barabartë – për gjeneratat e ardhshme.’’ – me këtë porosi Koço Andonovski e filloi konferencën e sotme të këshillit organizativ të Paradës të parë të krenarisë në Shkup.
Jovana Jovanovska informonte për detajet reth organizimit të kësaj ngjarjeje: ,, Të shtunën, do të grumbullohemi në parkun Gruaja luftëtare në ora 11, kurse marshi do të fillojë saktë në mesditë. Në ngjarje pjesëmarrësit do të marrin hallkë nga Shkupi Prajd, me të cilën secili mund të lëviz lirisht në dhe jashtë hapësirës të caktuar”’. Jovanovska vuri në dukje se në pikën e fundit, Guaska në parkun e qytetit, përgjatë programës do të na udhëheqin dreg mbretëreshat Linda Socialista dhe Kaja Mor. Krahas fjalimeve të parapara, do të ketë edhe program muzikor në të cilën do të marrin pjesë, Tamara Todevska, Princez Donatsu dhe dixhejët Ivana Dragshiq, Zoki Bejbe, Iri Skreç, Ana Malo dhe Uzun Baba.
„Në organizim të Paradës të krenarisë e kemi mbështetjen nga pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës, jemi të njoftuar se një pjesë e ministrave dhe deputetëve do të marrin pjesë në ngjarje, kurse fjalim do të ketë ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska. Miqtë dhe mikeshat tona – aktivistët dhe aktivistet për të drejtat e LGBTI-së nga Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Sërbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi gjithashtu do të marrin pjesë, kurse një pjesë e tyre do i drejtohen pjesëmarrësve të pranishëm në parkun e qytetit. Shkupi Prajd është një ngjarje e sigurtë dhe e siguruar për të gjithë, prandaj i ftoj njerëzit LGBTI, mbështetësit, dhe të gjithë qytetarët dhe qytetaret të cilët janë të përkushtuar për barazi dhe përfshirje, që të na bashkangjiten.“ – ka deklaruar
Antonio Mihajlov nga këshilli organizativ.
Këshilli organizativ i Shkupi Prajd ka theksuar bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e punëve të brendshme në periudhën e kaluar. Në këtë drejtim, konferencës për shtyp iu drejtua edhe zëdhënësi i Ministrisë të punëve të brendshme, Toni Angelovski i cili theksoi se ndërmerren të gjitha masat që gjithçka të kaloj sa më mirë dhe se MPB do të sanksionojë çfarëdo lloj incidentesh.