June 20, 2019

Komiteti i Helsinkit: Të mbështesim refugjatët në luftën e tyre për mbijetesë

Në ditën botërore të refugjatëve, Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut  rikujton për gjëndjen e krizës te refugjatëve në vendin tonë. Duke ndjekur ndodhitë gjatë vitit të kaluar, mund të përfundohet se duke patur parasysh rritjen e lëvizjes të migrantëve dhe refugjatëve përgjatë rrugëve jo të rregullta, kriza e refugjatëve nuk mund të konsiderohet se ka përfunduar. Nga ana tjetër, siç është konstatuar edhe në raportin vjetor të Komitetit për vitin 2018, numri zyrtar i refugjatëve dhe migrantëve të pranishëm në kampe ishte relativisht i vogël.

Në lidhje me të vepruarit e institucioneve kompetente, është vërejtur një përmirësim në krahasim me vitet paraprake, veçanërisht në zbulimin dhe ndjekjen e grupeve kontrabanduese. Megjithatë, në instanca të caktuara, institucionet kompetente vazhduan me praktikat e vendosura të cilat janë në kundërshtim me parimet dhe standardet për të drejtat e njeriut të përcaktuara në dokumentet ndërkombëtare. Konsiderojmë se ndihma humanitare dhe mbrojtja nga rreziqet e sigurisë, duhet të garantohet për të gjithë refugjatët dhe migrantët, me qëllim që të shmanget vendosja e tyre e sërishme në rrezik. Refugjatëve dhe migrantëve të cilët tranzitojnë përgjatë shtetit, nuk mund t’ju kufizohet liria e lëvizjes dhe në mënyrë të kundërligjshme të mbahen në paraburgim si dëshmitarë në procedure penale kundër kontrabanduesve.

Edhe krahas asaj se kriza e refugjatëve është një çështje politike e komplikuar me të cilën përballet e gjithë bota, ajo që i mbetet shtetit është që të vazhdojë të ndërtojë kapacitetet e tij që të garantohen dhe gëzohen në mënyrë të pandërprerë të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë njerëzve në territorin e tij, pavarësisht se prej ku vijnë dhe ku shkojnë. Komiteti rekomandon braktisjen e praktikës të “deportimit” jolegal, grupor të refugjatëve dhe migrantëve ndaj shteteve fqinje pa vendosur bashkëpunim ndërkufitar me shërbimet e sigurisë.

Komiteti i Helsinkit konsideron se janë të domosdoshme masat për të ndikuar mbi mendimin publik për krizën e refugjatëve, duke patur parasysh nivelin e lartë të ksenofobisë që është vërejtur ndërmjet qytetarëve.

Edhepse në numër më të vogël në krahasim me vitet paraprake, thirjet për dhunë, ofendimet dhe fjalimi ksenofobik ndaj refugjatëve dhe migrantëve edhe më tutje janë të pranishme në publik.