MONITORIMI I ZBATIMIT TË STRATEGJISË PËR ZHVILLIMIN E SHËRBIMIT TË PROBACIONIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT (2021 – 2025)

July 2, 2024

Shërbimi i probacionit (provës) është një njësi e veçantë organizative e krijuar në kuadër të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Shërbimi mbikëqyr ekzekutimin e dënimeve pa burg (pa privim nga liria), më konkretisht masat alter- native: dënim me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, punë në dobi të përgjithshme dhe arrest shtëpie, si dhe ekzekutimin e lirimit me kusht, të shqiptuar me vendim gjykate. Shër- bimi i probacionit mbikëqyr personat e dënuar dhe u ofron atyre mbështetje, kurse synimi është ruajtja e sigurisë në komunitet duke përmirësuar risocializimin dhe riintegrimin e personave në probacion, si dhe reduktimin e numrit të personave të burgosur. Gjithashtu, shërbimi i probacionit është përgjegjës për përgatitjen e raporteve për vlerësimin e rrezi- kut të personave të akuzuar gjatë procedurave gjyqësore me propozim për llojin e sank- sionit penal për të akuzuarin. Shërbimi i probacionit është një pjesë thelbësore e sistemit modern të drejtësisë penale dhe synon të kontribuojë në uljen e mbipopullimit në sistemin e burgjeve, duke dhënë njëkohësisht dënimet e duhura për shkelësit, duke bërë që ata të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës.

Në vitin 2021 është përgatitur Strategjia për Zhvillimin e Shërbimit të Probacionit në RMV 2021-2025 (në tekstin e mëtejmë: Strategjia), e cila parasheh një gamë të gjerë rezultatesh që duhet të arrijnë disa institucione kompetente. Strategjia është një dokument strategjik gjithëpërfshirës që ofron një udhërrëfyes për reformat që do të bëhen në periudhën e ardhshme.

Qëllimi i kësaj analize është të shqyrtojë në mënyrë më të detajuar zbatimin e Strategjisë dhe të krijojë dhe zbatojë një sistem monitorimi të pavarur. Vetë probacioni (prova), në fakt nënkupton vendosjen e një sistemi efikas të sanksioneve dhe mekanizmave mbrojtës që kontribuojnë në uljen e kriminalitetit, rritjen e mbrojtjes së shoqërisë dhe sigurisë publike, si dhe në risocializimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.

Në periudhën gjatë vitit 2023, zbatimi i Strategjisë parashikon hartimin dhe miratimin e rregulloreve (ligje, ndryshime ligjore dhe akte të tjera), zbatimin e aktiviteteve specifike (p.sh. rritja e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të shërbimit të probacionit, etj.), si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e probacionit (mbajtjen e tryezave të rrumbul- lakëta me institucionet përkatëse, takime tremujore, etj.).

Me Planin e veprimit të Strategjisë për zhvillimin e shërbimit të probacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcaktohen aktivitetet në kuadër të secilit qëllim dhe rezultat të përcaktuar me Strategjinë, si dhe përcaktohen afatet kohore dhe indikatorët për përm- bushjen e tyre. Në këtë drejtim, qëllimi i kësaj analize është të vlerësojë nëse, në çfarë mase dhe në çfarë mënyre po bëhet zbatimi i Strategjisë për periudhën për të cilën është paraparë. Gjithashtu, analiza do të vlerësojë nëse rezultatet dhe aktivitetet janë realizuar në kohën e duhur, në përputhje me afatin kohor, cila është cilësia e tyre dhe dinamika dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e probacionit. Nga ana tjetër, do të analizohet ndikimi i reformave në respektimin e të drejtave të njeriut, kështu që në përputhje me rezultatet e nxjerra nga monitorimi i Strategjisë, Analiza do të ofrojë edhe konkluzione dhe rekomandime për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimit të probacionit.

Vëzhgimi, si sistem i pavarur i monitorimit, do të kontribuojë në një llogaridhënie më të madhe të institucioneve kompetente që janë përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve specifike të përcaktuara në këtë Strategji.