Denoncime për shkeljen e të drejtave të punëtorëve deri te Komiteti i Helsinkit kanë dorëzuar 363 punëtorë

April 15, 2020

Në periudhën prej 1 deri më 14 prill të vitit 2020, Komiteti i Helsinkit ka pranuar 56 denoncime për shkelje të të drejtave të punëtorëve, të cilat përfshijnë 363 punëtorë, informojnë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

“Në nëntë denoncime, ku janë larguar 67 punëtorë, largimet nga puna janë bazuar në shkaqe afariste, me faj të punëtorit dhe largim nga puna për shkak të shkeljes së rendit dhe disiplinës në punë. Bazuar në përfundimin e detyruar të kontratës së punës, u larguan nga puna 264 punëtorë. Për shkelje të masave të Qeverisë, janë larguar shtatë punëtorë, gjegjësisht 67 punëtorë janë larguar për shkak të uljes të rrogave/rrogave të papaguara”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Shikuar në përqindja në bazë gjinore, 62 për qind e të larguarve nga puna janë punëtore.