KOVID-19 / Ke të drejta edhe në gjendje të jashtëzakonshme

March 31, 2020

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria mund të ndërmarrë veprime përtej asaj që do të lejohej në rrethana normale. Megjithatë, gjendja e jashtëzakonshme në asnjë mënyrë nuk guxon të paraqet justifikim për autoritetet kompetente që t’i shkelin të drejtat e njeriut.

Masat e ndërmarra nuk duhet të devijojnë nga detyrimi për të mbrojtur kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, përkatësisht ato më të prekurit nga zbatimi i gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo vlen për njerëzit me të ardhura të ulëta, popullsinë e izoluar rurale, njerëzit me kushte të rënda shëndetësore, personat me aftësi të kufizuara, njerëzit e pastrehë dhe të moshuarit që jetojnë vetëm ose në ndonjë institucion.

Të drejtat dhe liritë e njeriut duhet domosdo të merren parasysh me rastin e vendosjes për marrjen e masave derisa zgjat kjo gjendje.

Në një farë kuptimi, tendenca kah gjendja e jashtëzakonshme paraqet kalim nga rregulli në përjashtim. Koncepti i urgjencës bazohet në idenë e një dukurie të papritur, siç është situata aktuale me KOVID-19, efektet e së cilës çojnë në marrjen e përgjigjeve të pazakonta juridike dhe politike. Kjo është arsyeja pse reagimi duhet të jetë efektiv dhe masat e marra duhet të drejtohen në mënyrë përkatëse për t’i dhënë rezultatet e dëshiruara.

Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, shteti nuk duhet të parandalojë në mënyrë arbitrare ushtrimin e të drejtave të njeriut ose t’i kufizojë në mënyrë arbitrare liritë e njeriut, për ofrimin dhe mbrojtjen e të cilave është vetë përgjegjëse.

Masat duhet të merren rreptësisht në përputhje me kërkesat që i dikton situata.

Në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, kufizimi i të drejtave dhe lirive në asnjë rast nuk guxon të jetë diskriminues ndaj gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, gjuhës, fesë, përkatësisë etnike ose sociale, pronës ose statusit shoqëror.

Ndërhyrja arbitrare do të ishte në kundërshtim me interesin publik dhe të mirën e përbashkët, ndërsa dekretet me fuqi ligjore që i miraton Qeveria do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

 

Njoftime të Komitetit të Helsinkit lidhur me masat për parandalimin e Kovid-19:

март 25, 2020
СОVID-19: Комитетот за превенција од тортура на Советот на Европа објави мислење за третманот на лицата лишени од слобода

март 25, 2020
Апел од Европските невладини организации вклучени во областа на здравјето во затворите и во одбрана на правото на здравствена заштита на затворениците.

 март 23, 2020
Мерките што се преземаат додека трае вонредната состојба мора да бидат во согласност со принципите на неопходност и пропорционалност

март 21, 2020
Итно да се преземат мерки против отпуштања од работа додека трае кризата

март 18, 2020
Да се имаат предвид човековите права и достоинство кога се применуваат  мерки за групна изолација

март 12, 2020
Превенција од ширење на вирусот КОВИД-19: Обратете се за правна помош по телефон или мејл

април 1, 2020
Известување до јавноста за поднесени препораки до надлежните институции за заштита на лицата лишени од слобода во услови на пандемија на вирусот КОВИД 19