A mund një derbi të quhet derbi pa gjuhën e urrejtjes?
April 24, 2017
Futbolli është sporti më popullor dhe më i shikuar në botë.
Të jesh tifoz në sport është e mirë për shëndetin. Kjo gjë është vërtetuar në një studim i cili kohëve të fundit është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit bërja e tifos nxit fat nëpërmjet të frymës së skuadrës. Të bësh tifo për një skuadër (ose sport) është një ndjenjë e mahnitshme. Të qenit tifoz na ndihmon edhe t’i përmirësojnë marrëdhëniet në shoqëri.
Të jesh apo të mos jesh tifoz?
Të jesh tifoz është një ndjenjë e mahnitshme, sidomos kur klubi i preferuar do të fitojë lojën dhe e festojmë atë me këngë dhe koreografi. Megjithatë, në Maqedoni tifozët jo çdoherë festojnë me këngë të cilat nuk përmbajnë gjuhë të urrejtjes, sepse çdoherë gjendet dikush në grup i cili thirr për dhunë ose këndim të përbashkët të një kënge e cila përmban gjuhë të urrejtjes.
Ku çon gjuha e urrejtjes në sport?
Gjuha e urrejtjes në tribunat ndonjëherë shkon në dëm të tifozëve, por më së shumti dëmton skuadrën e futbollit. Si? Në rast të sjelljes së pahijshme nga tifozët gjatë një ndeshjeje, Federata e Futbollit e Maqedonisë dënon klubin, duke i caktuar atij një numër të ndeshjeve pa tifozë, gjë kjo e cila ndikon financat dhe të ardhurat e klubit dhe të futbollistëve.
Me shpresë se do të ulet shkalla e dhunës dhe sjelljes së pahijshme gjatë ndeshjeve sportive, më 7 dhjetor të vitit 2014 u miratua Ligji i Parandalimit të Dhunës dhe Sjelljes së Pahijshme gjatë Ndeshjeve Sportive.
Çka parasheh ky ligj?
Ky ligj rregullon çështjet që kanë të bëjnë me dhunën dhe sjelljen e pahijshme gjatë ndeshjeve sportive, si dhe masat e parandalimit të tyre, ofrimin e sigurimit për spektatorët, garuesit dhe pjesëmarrësit tjerë në ndeshjet sportive, si dhe obligimet e organizatorëve dhe autorizimet e organeve kompetente për zbatimin e këtyre masave. Ndeshja sportive, në kuptimin e këtij ligji, është çdo bërje të garës individuale në një sistem të organizuar të ndeshjeve sportive, në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi Sportin.
Çka paraqet sjellja e pahijshme gjatë ndeshjeve sportive?
Për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjeve sportive konsiderohet:
-Posedimi ose konsumimi i pijeve alkoolike ose drogave narkotike, posedimi i mjeteve piroteknike, armës ose mjeteve tjera që janë të përshtatshme për shkaktim të plagave ose për shkaktim të dhunës nga persona që vijnë në ndeshjet sportive, brenda një periudhe kohore nga dy orë para fillimit dhe deri dy orë pas përfundimit të ndeshjes sportive;
-futja dhe përdorimi në objektet sportive të pijeve alkoolike, drogave narkotike, mjeteve piroteknike, armës dhe mjeteve tjera të përshtatshme për shkaktim të plagave ose për shkaktim të dhunës;
-futja dhe shpallja e transparenteve, flamujve dhe gjësendeve tjera me tekst, foto, shenjë ose simbole tjera, si dhe këndimi i këngëve ose brohoritja e porosive të cilat shkaktojnë dhe nxisin urrejtje dhe dhunë në bazë të përkatësisë racore, kombëtare dhe fetare ose në bazë të tipareve tjera;
-hedhja e gjësendeve në hapësirën e ndeshjes ose në arenën, me të cilën mund të rrezikohet jeta, integriteti fizik i personave ose pronës;
-ndezja në zjarr dhe hedhja e mjeteve piroteknike;
-ndezja e rekuiziteve tifoze, flamujve të shteteve, flamurit të një klubi tjetër, si dhe gjësendë tjera;
-thirrja, nxitja dhe pjesëmarrja në përleshje ose sulmimi i sportistëve, spektatorëve, rojtarëve, personave zyrtarë, organizatorëve të ndeshjes dhe pjesëmarrësve tjerë në ndeshjet sportive;
-përleshja fizike midis pjesëmarrësve në ndeshjet sportive;
-hyrja e palejuar në hapësirën e garuesve nga spektatorët, dhe
-dëmtimi ose shkatërrimi i inventarit sportiv dhe pjesëve tjera të objektit sportiv, si dhe të mjeteve të transportit gjatë arritjes, gjatë dhe pas mbajtjes së ndeshjes sportive, brenda periudhës kohore nga dy orë para fillimit deri dy orë pas përfundimit të ndeshjes sportive.
Masa të shumta janë ndërmarrë nga Federata e Futbollit e Maqedonisë, por prapseprap parashtrohet pyetja, përse edhe pas sjelljes së këtij ligji, shkalla e dhunës mbetet të jetë e lartë? Ku po ngec i tërë ky proces?
Derisa ne vetë nuk ndërmarrim masa për ta ulur shkallën e dhunës dhe të kthehemi në shtëpi pa mavijosje dhe thyerje në trup, futbolli tek ne nuk do të ketë fitim dhe nuk do të jetë më i shikuari.
Nuk shkove për ta parë ndeshjen? E, pra, mbase ka ardhur koha që këtë ta ndryshojmë së bashku! Mos hy në dhunë kur do ftohesh! Çdoherë denonco incidentet në institucionet ose tek organizatorët të cilët kanë për detyrë ta mbrojnë sigurinë tonë!
Kurse tani mendoni edhe një herë nëse e duani klubin tuaj në atë masë, sa për mos ta dëmtuar atë? Në fund, futbolli është vetëm një lojë e cila duhet pasqyruar kënaqësi, e jo dëm për klubin!