Pasqyrë e shkurtër e Analizës për standardet e të drejtave të punëtorëve dhe zbatimi i tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut
November 4, 2019
Kjo pasqyrë i përmbledh konstatitmet më të rëndësishme nga Analiza e standardeve për të drejtat e punëtorëve dhe zbatimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka për qëllim nxitjen e opinionit të gjerë që të njihet me përmbajtjen e analizës së tërësishme. Analiza i identifikon dhe fokusohet në kahjet kryesore për zhvillimin e rregullativës kombëtare për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve, nivelin e përshtatshmërisë së rregullativës me standardet e pranuara ndërkombëtare dhe shmangiet ndërmjet implementimit dhe gjendjes praktike, si nga aspekti i ligjeve të vlefshme, ashtu edhe nga aspekti i standardeve ndërkombëtare.
Pasqyra e shqyrton sistemin ndërkombëtar për mbrotje, mekanizmat ekszistues për mbrotje në nivel kombëtar dhe problemet në legjislacionin ekszistues. Mbi të gjitha, konstatimet janë të plotësuara me të dhëna nga hulumtimi empirik në raport me efikasitetin e institucioneve. Janë të përfshira intervistat me përfaqësuesit e Inspektoratit shtetëror të punës (IShP), Sindikatën e industrisë, energjetikës dhe xehtarisë (SIEX) dhe Shoqatën maqedonase për mbrotje në punë (ShMMP).
Kjo pasqyrë e shkurtër e analizës është përgatitur në kuadër të projektit ,,Rritja e produktivitetit përmes përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut” i financuar nga Fondi për qeverisje të mirë i Britanisë së madhe, me mbështetje nga Ambasada britanike në Shkup. Opinionet dhe qëndrimet e kësaj përmbajtje nuk i reflektojnë gjithmonë opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.