Barazi Tani: Raport monitorimi për qasjen e grave nga komunitetet e margjinalizuara në mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi
March 30, 2026

Ky monitorim dhe raport janë realizuar në kuadër të projektit “Barazi Tani – Fuqizimi i komuniteteve të margjinalizuara për përfshirje sociale dhe mosdiskriminim”, i cili ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe në forcimin e mekanizmave për mbrojtje nga diskriminimi për grupet më të cenueshme në shoqëri.
Përmes ndjekjes sistematike të veprimit të KPMD-së, projekti synon të sigurojë dëshmi të bazuara në të dhëna, të cilat do të shërbejnë si bazë për përfqësim, përmirësimin e praktikave institucionale dhe avancimin e politikave publike në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit. Në këtë kuptim, ky raport paraqet një urë ndërmjet gjetjeve kuantitative nga monitorimi dhe përfundimeve dhe rekomandimeve kualitative, të orientuara drejt realizimit të qëllimeve të programit Civica Mobilitas dhe më gjerë – drejt ndërtimit të një shoqërie më përfshirëse.
Monitorimi u zhvillua në nivel tremujor, në periudhën nga korriku 2024 deri në vitin 2025, me qëllim që të ndiqen trendet dhe praktikat në veprimin e KPMD-së, si dhe qasja e grave nga komunitetet e margjinalizuara ndaj mekanizmave për mbrojtje nga diskriminimi.
Qëllimi i këtij monitorimi është të përcaktojë nëse sistemi ekzistues për mbrojtje nga diskriminimi siguron qasje reale dhe të barabartë për gratë nga komunitetet e margjinalizuara, si dhe të identifikojë pengesat strukturore që e kufizojnë qasjen e tyre në drejtësi.

