Analiza e kornizës ligjore për gjuhën e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut

November 14, 2023

Gjuha e urrejtjes si një trend shqetësues është gjithnjë e më e pranishme në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të rinjtë janë më shpesh autorë dhe viktima, është me rëndësi të madhe që ajo të njihet, të raportohet dhe të përpunohet më tej në mënyrë adekuate, duke marrë parasysh se gjuha e urrejtjes është gjithashtu hapi i parë para dhunës së vërtetë.

Edhe pse ekzistojnë dispozita të caktuara penale, kuadrit aktual ligjor i mungon një përkufizim dhe
qëndrueshmëri e qartë në sanksionimin dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes. Ky dokument paraqet boshllëqet në legjislacionin kombëtar, e analizon atë në dritën estandardeve të BE-së dhe propozon
rekomandime specifike për adresimin efektiv të problemit.